Një ditë pas akuzave që kryeministri Edi Rama ka adresuar ndaj AKU-së, ka filluar s’pastrimi i këtij institucioni. Ditën e sotme janë bërë disa arrestime në qytetin e Korçës.
Dy inspektorë kanë rënë në prangat e Policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi favorizuan një shtetas tjetër që të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial.
DETAJET:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Akciza”. Arrestohen në flagrancë tre shtetas. Arrestohen dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit-Korçë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” pasi favorizuan një shtetas tjetër, të kalonte nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi të konsiderueshme rrushi industrial, duke i përpiluar një raport fitosanitar për tjetërsimin e cilësisë të këtij produkti, nga mall me akcizë në mall pa akcizë, me qëllim që të shmangte detyrimet doganore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
· Vangjel Teodor, 62 vjeç, banues në Pogradec, (nenet 172 e 186) · Feridon Ibi, 55 vjeç, banues në Pogradec,
· Dashamir Çaushi, 63 vjeç, banues në fshatin Qershizë, të dy me detyrë inspektorë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Korçë, (nenet 284 e 25). Më datë 09.10.2017, shtetasi Vangjel Teodor, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar me mjetin e tij tip furgon me targa PG 4046 B, një sasi prej 4600 kg rrush, të vendosur në 230 arka.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm, ka falsifikuar deklaratat e origjinës së mallit pasi ka bërë shmangien e një sasie prej 2300 kg të kësaj sasie, si edhe ka ndryshuar varietetin e këtij produkti në praktikën doganore, duke mos e deklaruar se shërbente për prodhim industrial.
Në vijim të këtij rasti, dy inspektorët e AKU-së, shtetasit Feridon Ibi dhe Dashamir Çaushi, duke qenë të planizuar me shërbim pranë degës doganore Qafë-Thanë, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përpiluar një raport fito-sanitar duke tjetërsuar cilësinë e këtij produkti (ku sasia më e madhe e tij shërbente për prodhim industrial).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip furgon dhe sasia e produktit. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 172, 186, 248 e 25 të Kodit Penal.
Po pra fliste shoku enver dhe arestoheshin grupet armiqesore, thua ti se ata nuk kane kaq kohe atje tek AKU. Duhet te flasi udheheqesi legjendar qe te dalin armiqe e popullit para bankes se akuzuarve. Ky shejtani Rama eshte inteligjent i madh shifeni kur te zbuloje ndonje grup tjeter armiqesor. Ky shtet e kap lepurin me qerre.
Data 10 tetor:u arrestuan per korrupsjon!
Data 11 tetor: lihen ne arrest shtepie!
Data 12 tetor:lihen te lire per mungese provash!
Cdo emer mund tja japesh kesaj administrate ama shtet nuk mund ta quash!
Rnofte e qofte Erdogani yne Edvin qe i qerron nga faqja e dheut qafiret