Shqiptari ngarkon makinën plot me heroinë e kokainë dhe niset drejt Greqisë, ja si u kapën “mat” me të dashurën rumune

10 Tetor 2017, 10:22Kronika TEMA

Dy shqiptarë dhe një rumune janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një aksion të policisë greke të zhvilluar në Artë e Janinë.

Mësohet se në Janinë është kapur mat një 29-vjeçar që lëvizte brenda një makinë të mbushur me heroinë e kokainë, ndërsa pasagjere kishte një shtetase rumune edhe ajo e arrestuar.

Brenda mjetit ku u kap 29-vjeçari dhe 38-vjeçarja, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur nga policia greke për arsye hetimi, u gjetën gjysmë kg heroinë (455 gram) dhe 54.2 gram kokainë.

Sakaq në një tjetër operacion të policisë në Artë siç mëson BW u kap një tjetër shqiptar 24-vjeçar me 21 kg 707 gram marijuanë në makinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje