Deputeti shkodran nxjerr bllof Berishën: Eshtë nga Tropoja, s'është nipi im trafikanti i kokainës...!

10 Tetor 2017, 18:44Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha, përmes mesazheve të një qytetari ka denoncuar një skandal sipas tij, ku është i përfshirë deputeti socialist i Shkodrës, Luan Harusha.

Ky i fundit ka reaguar duke mohuar akuzat e Berishës.

Në mesazhet e postuara në Facebook, Berisha shkruan se i riu i arrestuar pak ditë më parë në Shkodër me 15 doza kokainë, Blerim Harusha është nip i deputetit Luan Harusha.

Ndërsa më tej thuhet se atij i janë gjetur jo 15 doza, por 5 kilogram kokainë teksa akuzon policinë për zhdukjen e sasisë të madhe të drogës.

Reagimi i Luan Harushës lidhur me akuzat e Berishës:

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë të Shkodrës,

Mësova nga mediat që famëkeqi Sali Berisha ka hedhur akuza të pabaza ndaj meje, në lidhje me një person të ndaluar para pak ditësh nga policia e Shkodrës, duke guxuar të krijojë lidhje të paqena farefisnore me të, për shkak të mbiemrit te ngjashëm.

Dëshiroj që të ndaj me ju një të vertetë të ditur prej të gjithë atyre që më njohin personalisht, por edhe familjen time. Personi i cili është ndaluar nga policia e Shkodrës për veprën penale trafikim lëndësh narkotike, Blerim Harushaj vërtet ka të njëjtin mbiemër, por nuk ka asnjë lidhje familjare me mua, apo për më tepër që të jetë nip i imi.

Ky informacion është lehtësisht i verifikueshëm për këdo, që do te mësojë të vërtetën, pasi I ndaluari në fjalë Blerim Pal Harushaj datëlindja 11.04.1991, nëna Drande, banues ne Tepe që doktori e di mjaft mirë, është nga Bajram Curri dhe jo nga Shkodra, por më vjen keq që zotëri Berisha tenton të shtrembërojë të vërtetën, duke menduar që e ka shumë të lehtë të më bëjnë kushëri, xhaxha/dajë apo nip, me këdo që thjesht ka të njëjtin mbiemër me personin tim.

Berisha mos t’I bëjë budallenj shkodranët dhe shqiptarët, të cilët nuk harrojnë që në kohën kur ishte kryeministër, nipërit e tij qëllonin me armë në mes të kryeqytetit. Sikurse mos kujtojë që shqiptarët kanë harruar, që për disa vite ai nuk mund të shkelte në Tropojë, pikërisht për lidhjet me krimin e të fortët e asaj zone, që sollën konflikte e hasmëri.

Akuzat e Berishës nuk më impresionojnë, pasi në kohën që ishte kryeministër, unë isha kryetar I komunës Rrethina në Shkodër, më e madhja në Shqipëri për numrin e popullsisë dhe nuk gjeti asnjë element të jashtëligjshëm në personin apo aktivitetin tim privat por dhe familjar, që të më shkarkonte sipas ligjit.

Gjej rastin që të falënderoj dhe njëherë të gjithë banorët e Shkodrës, për mbështetjen dhe konsideratën në zgjedhjet më të fundit, rezultati I të cilave, tregon se dhe qyteti më I madh verior po distancohet dhe braktis politikën e baltës së Berishës dhe pasardhësve të tij.

10 komente në “Deputeti shkodran nxjerr bllof Berishën: Eshtë nga Tropoja, s’është nipi im trafikanti i kokainës…!”

  1. Spartak Verdha says:

    Or deputet . Ke të drejtën e nismës ligjore , ti bashkë me shokë . Ishalla ju marrin shpirtin , ju fusin 7 pash nden dhe , se ka fillu dhe LSI-ja me Monikën , Vasilin e kompani , të lëshojnë akuza pa doganë , sepse në këtë lloj shteti ( pa shtet ) që kemi , kushdo dhe për ç’farë do mund të bëjë akuza të pa baza nga më absurdet e më monstruozet e të mos mbajë kurrfarë përgjegjësie , sepse e din që nuk i hyn gjemb në këmbë dhe s’ka ligj që ja fut jo dy këmbët në një këpucë por edhe në burg , siç e ka gjithë bota . Dy llafe dajnë dynjonë : Unë të akuzova ty . Prokurori , automatikisht na ndalon të dyve dhe më jep mua 48 orë afat me dorëzu provat e akuzes . Dorezova provat dhe prokurori me gjykatësen binden , ti shkon në ndalim paraburgimi deri sa të bëhet gjygji . Nuk dorezova provat , ose prokurori me gjykatësen nuk binden , unë shkoj në izolim dhe minimumin e dënimit me burg e kam 5 vjet . 48 orë është davaja . Ligji ështe i thjeshte , me 2 nene . Miratojeni për 48 orë dhe kryni punë . Caktoni dhe 2 prokurorë . Ja bëjmë hallall rrogën , se dhe kështu nuk shtyhet më . Jemi bo gazi i botës dhe kur i ka ra vlera drejtuesve dhe deputetëve , vaj medet ç’bohet ma poshtë . Të shofim , kush do jetë i pari që do bjeri në burg .

  2. I says:

    Tana tzezat I kane bashku edhe i bajne Harushajt ne Shkoder. Ka te drejte Sali Berisha.

    1. Po,Po says:

      O idjot ! Sali Berisha thote qe trafikanti i droges eshte nipi i deputetit .
      Ti , qe e ditke kaq “mire” , e anashkalon problemin , sepse je teresisht
      injorant dhe nuk do te dish fare se cili eshte problemi ketu !
      Njerezve kaq te trashe , nuk meritojne as ti shohesh me sy !

  3. I says:

    Met Harusha ka vra nji hotJan ne klub ne 96 pa arsye vetem per nji fjale gojet. Cim Harusha asht marre me prostitucion edhe droges ne Itali. Etj-Etj.

  4. Dyrrahu says:

    Per kete akuze te Berishes mund te themi se:
    Lul Berisha eshte nipi i Saliut.

  5. Shkodrani says:

    O pleh burre. Po a harrove se kushrijte e tu mor krimimel. Çimi, Beni etj etj….KRIMINEL

    1. I.Hoti says:

      Ku ka ma kriminele se ata qe drejtojne shkodren tash 27 vite me ne krye sh Sali ! Kujtoni se Populli i shkodres e shqiptaret jane si puna juaj ? JO jo do ta shikoni

  6. Il monco says:

    Dobraçi eshte qender e kriminalitetit dhe si e tille as policia dhe as shteti nuk u perzihet. E them me bindje se Berisha thote vetem te verteten. Por shkodra ka nje problem me njerezit e vet dmth me shkodranet te cilet jane dhe do ngelen popull llum, te pa bese mendjemedhej e mbibte gjitha te pa lare.

  7. asdrypi says:

    Po na shitet Saliu i paster!?

  8. Dobraci says:

    Harushajt a ju kan hanger buken mor ju shkerdhefsha rracen e kurvave .
    Ca ju kan ba cimi beni etj.
    Po ishtu e lypni ju qe komentoni me ju qi robt me ju vra me buk ne goj e me ju tret ne liqen per me ju hanger peshqit se sa qeni sju han se jeni njerz te kalbun mrena qe veq doni me njollos tjert.
    Mos e kruni me Harushajt se ju qin motrat para syve e sjeni te zot me ba gja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje