Rihapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtimin e linjës me Rinasin

10 Tetor 2017, 17:13Ekonomia TEMA

Pas dështimit në prokurimin e përgjithshëm që skadoi më 5 tetor 2017, Hekurudha shqiptare ka rihapur tenderin për rehabilitimit të linjës Tiranë-Durrës.

Projekti kap koston e 90.3 milionë eurove, të cilat do të financohen një pjesë në formë kredie nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër në formë granti nga Bashkimi Europian përmes kornizës së investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Brenda këtij fondi do të kontraktohet si operatori për kryerjen e punimeve, ashtu edhe shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve, raportom Scan.

Linja ekzistuese hekurudhore prej 34.17 kilometrash mes Tiranës dhe Durrësit do të rehabilitohet, ndërsa do të ndërtohet edhe lidhja mes saj dhe aeroportit “Nënë Tereza”.

Kjo linjë e re do të ketë një gjatësi prej 5 kilometrash.

Tenderi do të jetë i hapur për aplikime brenda datës 10 tetor 2018, periudhë 1-vjeçare brenda së cilës shpresojmë të kemi një kompani fituese.

3 komente në “Rihapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtimin e linjës me Rinasin”

  1. artiles says:

    15 milione Euro i ka paguar Shqiperia ne viti 2009 apo 2010, (minister i transporteve ka qe Bash-ibozuku Lulzim), pasi anulloi tenderin e Nanos. Mban pergjegjesi njeri per keto para, apo hajt çi qi tëmën se te shtetit janë!?

  2. Kellira says:

    Eshte ai tenderi qe anulloi Sali bytha më 2005?!

  3. perkthyesi says:

    Ju lutem, le te me thote dikush, sa here eshte hapur tender per kete segment hekurudhor? Jam krejtesisht i bindur qe, asnjehere nuk ka per tu bere, por parate, do shkojne te xhepat e delenxhinjve dhe zullumqareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje