Optimizmi i biznesit dhe konsumatorëve për ekonominë u rrit në tremujorin e tretë të vitit. Banka e Shqipërisë deklaroi se indeksi i ndjesisë ekonomike, tregues i cili mat perceptimet e familjeve dhe bizneseve mbi gjendjen e ekonomisë, u rrit me 1.8 pikë përqindje në periudhën korrik-shtator.
Të dhënat e detajuara të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se rritja e optimizmit në ekonomi gjatë tremujorit të tretë ka ardhur kryesisht nga konsumatorët dhe sektori i ndërtimit, ndërkohë që industria dhe shërbimi rezultuan më të ulëta se një tremujor më parë.
Por pavarësisht rënies në shërbime dhe industri, treguesi total i ndjesisë, i cili përfshin perceptimet e të gjithë sektorëve, qëndron 13.8 pikë mbi mesataren e tij afatgjatë.
Kjo do të thotë se në total biznesi dhe individët vlerësojnë se situata aktuale e ekonomisë është dukshëm më e mirë se sa mesatarja e 10 viteve të fundit. Sipas vrojtimit të BSH, vlerësimi i biznesit dhe konsumatorëve për ekonominë filloi të ndryshojë në kahun pozitiv në fillim të vitit të kaluar.
Sipas BSH, pas tremujorit të parë të 2016-s, perceptimi i publikut për gjendjen ekonomike është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme me mbi 20 pikë, një periudhë kjo e cila përkon edhe me përshpejtimin e rritjes ekonomike./tch/
reformat dhe aksioet qe po behen I japin te drejte qytetareve te jene optimiste. Dukshem gjerat po ndryshojne per mire dhe kete po e vem re te gjithe.
Ky eshte nje lajm shume pozitiv. Gjera jane drejt permiresimit. Rritja ekonomike po I le gjurmet dhe ne mendesine e qytetareve dhe ndryshimi eshte I dallueshem.
Optimizmi rritet, rritet dhe besueshmeria ne ekonomine dhe stabilitetin e saj krritet dhe konsumi. Bravo qeverise dhe MF
Po dihet qe do jete pozitive ajo rritja me 4 % kot eshte ajo