Pensionistët/ Si rritet pensioni për të gjithë të moshuarit deri në 6%

8 Tetor 2017, 09:30Ekonomia TEMA

Nëse mbushni moshën për pension dhe ju caktohet për të përfituar 16 mijë lekë të reja, atëherë mund të merrni shtesë deri në 6%, në qoftë se vijoni të paguani kontributet.

Edhe nëse sot jeni pensionistët dhe filloni punë duke paguar kontribute, atëherë përsëri mund të përfitoni shtesë prej 6%.

Janë këto dy favorizimet e skemës së re të pensioneve, e cila parashikon që për të gjithë të moshuarit të marrin shtesë.

Kjo do të thotë se një person i cili është në prag të daljes në pension dhe do përfitonte 18 mijë lekë në muaj, duke e shtyrë daljen në pension për 12 muaj, merr shtesë 6%, që do të thotë 1 mijë e 800 lekë të reja më shumë. Për çdo muaj që shtyni daljen në pension, apo për çdo muaj që ndërprisni pensionin dhe ripaguani kontribute merrni 0.5% shtesë në pension.

“I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”, – thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore.

“Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, – theksohet më tej në ligjin për sigurimet shoqërore.

Dokumentat

Për të marrë shtesat në pension, ISSH ka sqaruar se nuk do të duhen më që pensionistët të sorrolaten për të dorëzuar dokumentat.

“Në funksion të lehtësimit të procedurave për qytetarët për tërheqjen e kërkesave dokumentare të për aplikim për shërbimet e ofruara nga sigurimet shoqërore, sqarojmë se mbështetur në VKM nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”, Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, për të gjitha shërbimet që ofrojnë dhe pranojnë dokumentacion nga qytetarët, nuk do të kërkojnë prej tyre depozitimin e dokumentave të mëposhtme:
-Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile.
-Dëshmi penaliteti.
-Dokumente të cilat gjenerohen nga strukturat e sigurimeve shoqërore.

Në çdo rast, punonjësit, të cilët do të aksesojnë të dhënat, mund ta realizojnë këtë vetëm pasi të jenë pajisur me autorizim me shkrim nga ana e aplikuesit për këtë qëllim. Përpunimi i të dhënave të përfituara nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni do të gjenerohet nga portali e-albania.al dhe nga ndërveprimi i bazës të të dhënave të sigurimeve shoqërore me institucionet e tjera shtetërore. Gjithashtu theksojmë se përsa i përket dokumentave apo vërtetimeve për përdorim jashtë vendit, deri në një moment të dytë, kërkesa për këto dokumenta do të vazhdojë të kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare sha, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqrore./shqiptarja.com

6 komente në “Pensionistët/ Si rritet pensioni për të gjithë të moshuarit deri në 6%”

  1. Kini says:

    Ku ka minatore qe t’u rritet pensioni, si te vdekunit…

  2. stiljano says:

    Po thjeshtezohen procedurat per ta marre sa me shpejt pensionin dhe kjo eshte nje gje shume e mire pasi i jep fund gjithe atyre oreve e sorrollatjeve qe benin keta te shkretet. Perpos kesaj qeveria i jep mundesin dhe per rritje pensioni gje qe eshte akoma dhe me e mire per ta. Nuk eshte se eshte shifer e madhe por edhe pak nuk eshte. Bravo qe kujdeseni per kete moshe delikate.

  3. Zamira says:

    Nje lajm I mire per moshen e trete bravo.

  4. Elda says:

    Aman se keta pleqt me pikojne ne zemer sa mire keni bere.

  5. Venera says:

    Rritini te gjitha dhe lerini te fleje ate lulin se na eshte bere si Robert camcakezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje