Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka nxjerrë rezultatet e anketimit të mbajtur me biznesin lidhur me shqetësimet që ka ky i fundit kryesisht për marrëdhënien me Tatimet, informalitetin apo rimbursimin e TVSH.
Pikërisht këto shqetësime Sekretariati i diskutoi paraprakisht me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe ekspertë fiskalë përpara se ato të bëhen publike në takimin e radhës që do të mbahet së shpejti nga Këshilli i Investimeve.
“Gjetjet paraprake të Anketës së Sekretariatit të Këshillit të Investimeve “Mbi disa Aspekte të Klimës së Investimeve” u konsultuan me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe ekspertë fiskalë. Ky anketim ka për qëllim evidentimin e ecurisë së shqetësimeve kryesore të biznesit, krahasuar me gjetjet e Sekretariatit gjatë 2015-2016, kryesisht lidhur me Inspektimin Tatimor dhe Marrëdhëniet me Administratën Tatimore, Informalitetin, dhe Rimbursimin e TVSH-së.
Përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit, ekspertë si edhe përfaqësues të administratës tatimore, komentuan gjetjet paraprake të anketimit dhe dhanë sugjerime e tyre Sekretariatit për t’i konsideruar në version final që do të diskutohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve” njoftoi Sekretariati.
Ende nuk ka një datë të saktë mbi takimin e radhës së Këshillit të Investimeve por tradicionalisht gjetjet e Sekretariatit shërbejnë si objekt diskutimi dhe më pas orientimi për ndërmarrjen e politikave të caktuara nga ana e insiucioneve në funksion të lehtësimit të burokracive apo marrëdhënieve biznes-administratë.
Shqetesimet mund te qendrojne dhe natyrisht qe eshte me vend qe te merren parasysh si kritika, por ia vlen te thuhet se ekonomia ka bere hap ate mire dhe eficent. Eshte hequr nja takes biznesi te vogel e cila ndikoi drejtperdrejte ne rritjen e te ardhurave nga turizmi, lufta e pandalur ndaj informalitetit, rritja e kerkeses se llogarise ndaj organizimit ekonomit te biznesit te madh, goditja e grupeve me prirje ndaj evazioni, rritja 4 %. Mendoj se shqetesimi me I madh eshte si do te vazhdojme te behemi me mire.
Ekonomia po ecen mire pod he veshi duhet terhequr per most u zgjatur.