Projekti një miliard, ja cilat do jenë koncesionet kryesore

3 Tetor 2017, 19:56Ekonomia TEMA

Shqetësimi, se përse FMN-ja kërkon që koncesionet të regjistrohen si borxh, lidhet me programin e rindërtimit që kryeministri Edi Rama shpalli në fillim të këtij viti.

Sipas këtij programi, qeveria parashikon të financojë një sërë projektesh publike, përmes kapitalit privat në formën e koncesioneve. Fillimisht, qeveria pati deklaruar se programi parashikon të investojë një miliard euro, por zyrtarisht ende nuk ka një shifër të saktë.

Por cilat janë veprat që do të ndërtohen me koncesion? Projekti më i madh është Rruga e Arbrit. Rruga parashikohet të kushtojë 250 milionë euro dhe ndërtimi i saj pritet të fillojë së shpejti.

Investimi i dytë më i madh është rruga Tiranë-Thumanë-Vorë. Ky aks pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro dhe do të ndërtohet po me të njëjtën skemë, përmes partneritetit publik-privat.

Pjesë e paketës së investimeve të paralajmëruar nga kryeministri Rama është edhe përfundimi i “Unazës së Madhe” të Tiranës, në segmentin nga Uzina e Autotraktorëve deri te “Shqiponja”, e më tej ndërtimi i një mbikalimi në Rrugën e Kavajës. Ky investim parashikohet të kushtojë mbi 120 milionë euro.

Një pjesë shumë e rëndësishme e paketës janë akset bregdetare. Ndër segmentet kryesore, që do të ndërtohen përmes kësaj skeme, janë rrugët Kardhiq-Sarandë dhe ajo Orikum-Himarë.

Por investimet nuk do të prekin vetëm rrugët. Në 3 vitet e ardhshme do të financohen dhjetëra projekte në zonat turistike të vendit, do të ndërtohen mbi 50 shkolla, si dhe disa spitale e qendra shëndetësore.(TCH)

9 komente në “Projekti një miliard, ja cilat do jenë koncesionet kryesore”

  1. Tarrasi says:

    Skema efikase per pastrimin e parave te hashashit …

  2. Fabrika says:

    Po fabrika, uzina???

  3. Tr says:

    PER FSHATIN NUK TEPROI ASGJE .

  4. Alba says:

    Eshte mire qe te zhvillohet projekti I PPP ne mandatin ekaluar tregoi se ishte eficent perderisa ekonomia u rrit me 4 %.

  5. Juli says:

    Ndoshat koncesionet moren nje konotacion negative por ne fakt duken qe ndikuan mire per Shqiperine.

  6. Vladimir says:

    Po koridori Rrogozhine -Tirane?!

  7. ermal gjoni says:

    Harroi fabrikat dhe uzinat do kete vetem biznes prostitucioni dhe i bimeve “medicinale”

  8. 17nentori says:

    Gazetar qe fillon paragrafin vete, sepse FMNja e do investimin te rregjistruar si borxh, por pastaj nuk e shpjegon pse!!!!!
    Gazetare leshi!

  9. Lalai says:

    bla bla bla bla bla bla……
    o Albanezi di cazzo….Projekti 1 miliard Borxh eshte dhenia e pasurive te Albanezeve Bosseve te BB e FMN.
    Te tjerat jane bla bla bla bla bla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje