Për shqiptarët, në vite borxhi është konsideruar si barrë dhe ata tentojnë ta shmangin. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare të FMN-së, ku Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet që kanë numrin më të ulët të huamarrësve për 1000 banorë në rajon e më gjerë.
Shqipëria ka 158 huamarrës për 1000 banorë, ndërsa Kosova e ka këtë tregues edhe më të ulët, në 75 persona.
Vendet e ish Jugosllavisë duket se kanë më pak kompleks marrjen e një huaje në bankë. Në Maqedoni ky tregues është 333, në Bosnjë 292, në Serbi 567, në Mal të Zi 224, në Kroaci 572.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë turqit, ku pothuajse çdo individ e ka marrë një hua në bankë. Në çdo 1000 persona, 803 kanë një llogari të hapur huaje.
Në Itali ka 545 huamarrës për 1000 banorë.
Edhe në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), huaja për ekonominë është ndër më të ulëtat në Europë. Po sipas të dhënave të FMN-së, kredia në banka në raport me PBB-në është vetëm 35%. Në Mal të Zi ky tregues është 51%, në Bosnjë 55%, në Kosovë 37% në Serbi 46%. Rekordin e mban Turqia me 60% të PBB-së.
Në fund të gushtit 2017, stoku i huasë për ekonominë në bankat shqiptare arriti në 550 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare, duke u rritur me 4.3 miliardë lekë, ose 0.3%, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ky zgjerim ka ardhur në pjesën më të madhe nga kredia për bizneset në valutë (+3.2 miliardë lekë).
me pak kredi me pak kredi te keqija dhe me shume njerez te arsyetueshem qe nuk kerkojne hua kur e dine qe smund ta paguajne.
Besoj se ky eshte nje lajm mjaft i mire per shqiperine pasi tregon rritje te prodhimit te brendshem bruto dhe uljen e huamarrsve neper banka gje qe tregon qe politikat fiskale qe jane ndermarre 4 vjecarin e pare ja kan vlejtur.
eshte nje lajm i mire qe vendi ka bere hapa shume te rendesishem ne kuader te uljes se huammarrjeve duke u renditur shume here me mire se ne te kaluare ku shpenzoheshin para per projekete aspak me leverdi, para te cilat ndikonin drejtperdrejte ne rritjen e borxhit publik
Bravo qeverive te te dyja vendeve per menaxhimin e duhur te politikave ekonomike, eshte pozitive per te dyja vendet sepse marrja e huave pa kriter sic behej ne te kaluaren shton rreziqet per vendin dhe cenon rritjen ekonomik
Bravo qeveria per kete lajm te mire. Ulja e huamarrjes tregon se eshte bere nje pune e mire me menaxhimin e buxhetit te shtetit.
I lumte qeverise qe ka beret e mundur qe te jemi me numrin me te ulet te borxhlinjeve. Kjo tregon se eshte ulur huamarrja dhe nuk eshte si ne kohen e Berishes qe merrnin hua pa kriter.
Nga reformat e nderrmara dhe nga bashkepunimi serioz rajonal normal qe do kishte keto rezultate pritet. Ideja eshte qe ne duhet te kemi sensin e mire per mbeshtetjen ne luften kunder evazionit dhe informalitetit ne menyre qe borxhi te kete ulje.
Lajme te mira nga Shqiperia, lajme te mira nga reformat qe gjoja paskan qene te shtrenguara.