Tatimet publikojnë manualin për pagesën e sigurimeve shoqërore, ja si bëhet deklarimi elektronik

4 Tetor 2017, 09:20Ekonomia TEMA

Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore konsiderohet si tatimi më i rëndësishëm për efektin social që ka avancë për shtresat më të vjetra të popullsisë.

Mirëpo për shkak të vështirësive financiare, por ndonjëherë edhe për shkak të mosnjohjes së procedurave bizneset humbasin korrektesën në pagesën e këtyre detyrimeve.

Drejtoria e Përgjithshme tatimeve tashmë ka bërë gati një manual të posaçëm për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve që të gjithë kategoritë e punonjësve kanë.

Punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit, janë të detyruar:

Të deklarojnë në sistemin e tatimeve listëpagesën, ku përfshihen të dhënat për çdo individ dhe në total si më poshtë:

– Emri e mbiemri,

– Numri personal,

– Kategoria e pozicionit të punës,

– Paga,

– Shuma për t’u paguar e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, të sigurimeve shëndetësore,

– Tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

të deklarojnë në sistemin e tatimeve ndryshimet dhe lëvizjen e punonjësve, shtesat e pakësimet, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara me ligj.

Afatet e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve

Tatimpaguesit personat juridikë dhe fizikë, të regjistruar si tatimpagues, në përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit te parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik.

Tatimpaguesit persona juridikë dhe fizikë të tjerë (tatimpaguesit e regjistruar për Tatimin mbi Fitimin, Entet Publike, OJF-të, etj.) brenda datës 20 të muajit pasardhës. Pagesa e detyrimeve të kontributeve të detyrimeve të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet urdhërpagesës të gjeneruar nga sistemi elektronik, pas dorëzimit të deklaratës.

Deklarimi i të punësuarave në sistemin elektronik tatimor

Brenda dy ditëve pune, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore, personat juridikë ose fizikë, duhet të deklarojnë në sistemin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përfshirë personin fizik apo/edhe punonjësit e papaguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.

Personat fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes kanë të drejtë që deklarimin në sistemin tatimor ta kryejnë të paktën 3 ditë përpara afatit fundor të paraqitjes së deklaratës (listëpagesës).

Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte që prej datës së regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në Administratën Tatimore.

Deklarimi i ndryshimit të numrit të punonjësve

Llogaritja e kontributeve për punëmarrësin:

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes.

Niveli i pagës minimale bruto

Niveli i pagës minimale bruto mbi të cilat paguhen kontributet përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Penaliteti për mosdeklarim dhe mos pagesë në afat

2 komente në “Tatimet publikojnë manualin për pagesën e sigurimeve shoqërore, ja si bëhet deklarimi elektronik”

  1. maksi says:

    nje nisme per tu vleresuar kjo e tatimeve pasi nepermjet ndryshimeve qe parashikon ne sistemi e pensioneve shteterore nxit gjitheperfshirjen edh te skemave vullnetare te pensioneve dhe i ndergjegjeson me tej punedhenesit per te paguar siguracionet e punonjesve te tyre duke i reduktur edhe punen e zeze

  2. eda says:

    Bravo per hartimin e procedurave qe e bejne me te thjeshte punen e qytetareve, gjithashtu e pergezoj se tepermi pasi po ndergjegjesoni te gjitha kategorite rreth rendesise qe kane per te ardhem sigurimet shoqerore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje