Të rinjtë e papunë, nga mosha 15-29 vjeç shënuan rritje për herë të parë pas gati dy vitesh në tremujorin e dytë të vitit 2017, duke reflektuar ngadalësimin e aktivitetit të call center.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i të papunëve të moshës 15-29 vjeç në tremujorin e dytë 2017 ishte rreth 78.4 mijë (78,419), me një rritje prej gati 1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Kjo është hera e parë që nga tremujori i katërt 2015, kur konstatohet rritje e numrit të të rinjve të papunë, raporton Monitor.
Tendenca e numrit të të rinjve të papunë ka qenë e kundërt me totalin, ku për popullsinë 15 vjeç e lart, të papunët në total ranë me gati 1%, duke arritur në 191.5 mijë. Ndërsa popullsia mbi 30 vjeç rezulton se e ka pasur më të lehtë të gjejë një punë, statistikat e fundit të INSTAT tregojnë se të rinjtë që mbarojnë shkollën po hasin në vështirësi që të sigurojnë vetë jetesën.
Kjo tendencë është në linjë me fillimin e rënies së kompanive call center, që deri tani kishin qenë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që ishin të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël.
Të dhënat e mëparshme të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruto, po për tremujorin e dytë 2017, konfirmuan se “Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime Administrative u shfaq me një rënie prej 2,31%, i ndikuar kryesisht nga rënia në aktivitetin e Call Center”. Është hera e parë që ky sektor raporton rënie, pas rritjes së vrullshme vitet e kaluara, duke reflektuar goditjen që qeveria italiane i dha sektorit në Shqipëri, ne një përpjekje për të ndaluar eksodin e punës drejt Shqipërisë. Në Itali, në datën 1 prill 2017, hyri në fuqi ligji “Për delokalizimin” e call center, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt shteteve joanëtare të BE-së. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center kanë mbijetuar pasi po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave të shqiptarëve në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).
Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë (por shumë shpejt edhe shqiptarët) dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla.
Teksa një aktivitet i tillë mbart spekulime të larta mbetet e paqartë se për sa kohë do të vijojnë të mbijetojnë call center-at e kthyera në kambiste.
te rinjte shqiptar nuk e konceptojn dot praktiken e punes dhe me pas te futen ne pune. ne amerike praktikohet kjo lloj gjeje dhe normalisht qe edhe neqoftese nuk ka pages ose pagesa eshte e vogel ato marrin eksperience per te ardhmen. ne nuk e konceptojm dot kete, per me teper ne e quajme ulje nqs futemi ne nje vend ku nuk ka nje rroge te mire. prandaj po shohim te rinj te deshperuar nga mbyllja e call centerave.
call centerat duhet te lihen mbrapa vendi ka plote te rinj te talentuar qe jane te aftesi shume te mira per kete arsye mendoj se duhet te investohet me shume ne fuqizimin e arsimit profesional dhe intershipeve te ndryshme si hapa shume pozitiv per tiu pershtatur nevojave te tregur te punes ne vend
Largimi call ceneter-ave nuk eshte nje pergjegjesi e qeverise shqiptare, nga njera ane me mire qe po zhvendosen sepse te rinjte shqiptare jane shume te zot edhe ne pune te tjera, ky lloj punesimi ka demtuar ne njefare menyre kualifikimin e te rinjeve, mendoj qe duhen marre massa te domosodshme per te garantuar prespektiven e qarte te ketyre te rinjve dhe zhvillimit te vendit.
Nuk do te thote gje se po largohen call centerat dhe do jemi pa pune ne rinia shqiptare. Ka plot pune te tjera qe edhe mund te fitosh nje zanat jo si call center qe nuk te vlen asgje.
Me mire qe po largohen nga njera ane. Ishye bere si semundje per te rinjte qe te vazhdojne te punojne ne call center. Ka plot pune te tjera qe ka edhe paga me te mira por qe mund te behesh edhe dikushi ne jete.
Me mire qe po largohen nga njera ane. Ishye bere si semundje per te rinjte qe te vazhdojne te punojne ne call center. Ka edhe pune te tjera qe ka edhe paga me te mira por qe mund te behesh edhe dikushi ne jete.