Tatimet viojnë aksionin: Nga kontrolli antiinformalitet janë mbyllur 100 biznese që ishin me shkelje

8 Tetor 2017, 13:49Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e aksionin anti informalitet.

Në vijim të fushatës anti informalitet Administrata Tatimore ka qënë e pranishme në territor për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit dhe bashkëpunuar me tatimpaguesit dhe qytetarët në këtë betejë të përbashkët kundër evazionit dhe informalitetit.

Shërbimi i Tatimpaguesit ka kontaktuar më shumë se 13 700 subjekte, ka organizuar më shumë se 1500 vizita këshilluese dhe 7700 takime ballë për ballë.

Administrata Tatimore ka mundësuar 2280 kontrolle nga zyra nga të cilat 600 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore.
3023 subjekte janë kontrolluar në territor nga të cilat 650 subjekte janë konstatuar me shkelje.

Gjate kontrolleve në territor rreth 100 subjekte janë penalizuar me mbyllje të aktivitetit kryesisht biznese të paregjistruar apo për mos lëshim kuponi.

Administrata Tatimore i fton subjektet e paregjistruara që të mos ushtrojnë aktivitet pa dokumentacionin përkatës dhe thekson se është e vendosur të zbatojë ligjin, me tolerancë zero për të gjithë ata tatimpagues të cilët rezultojnë jo formalë. E njëjta gjë vlen edhe për çdo subjekt tregtar që kryen evazion fiskal.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërkohë inkurajon çdo sipërmarrës të ndershëm si dhe qytetarët, të denononcojnë rastet e paligjshmërisë kudo ku ata i ndeshin ato, përfundon njoftimi.

7 komente në “Tatimet viojnë aksionin: Nga kontrolli antiinformalitet janë mbyllur 100 biznese që ishin me shkelje”

  1. aldo says:

    Shume mire ja kane bere. Qeveria paralajmeroi qe do te kishte kontrolle dhe do te ishin ne trajte miqesore dhe informuese. Tani ti I forti I dheut pse nuk I paguan taksat? Apo ke qef te ankohesh me von qe kjo qeveri e poshter nuk ti dha mundesite per te bere asgje?

  2. loni says:

    Edhe vet ministri i financave z.Arben Ahmetaj doli duke inkurajuar te gjithe qe te beheni ne te ligjshem nqs keni qene te paligjshem pasi nuk ka per te patur tolerance ne kete pjese pasi informaliteti eshte kanceri i ekonomise po nuk po e kuptoni aq qart sa duhet perderisa ka akoma njerez qe vazhdojne e zbatojne kete praktike.

  3. Hermiani says:

    Eshte mire kur ligji zbatohet

  4. Rizai says:

    Kapini keta se keta fshehin dhe thone pastaj jo kshu jo ashtu…aq mire po beni sa nuk e keni iden

  5. Bruno says:

    Bjeruni ketyre se keta jane memat e evazionit

  6. Sirius says:

    Bojkotoni c’do lloj investimi ne Shqiperi. Mos hidhni parate dem, se aty jo vetem qe nuk do fitoni por do kaloni ne minus. Lerini te gjobisin njeri tjetrin ne parlament. Emigrante, mos dergoni me para. Edhe po derguat, kufizohuni ne shuma te vogla. Te shohim se me c’fare ekonomie do ta mbaj Shqiperine Ben Ahmuti. Kufizoni sa me shume dergesat ne Euro, qe ti vine mendte Gent Sejkos per falsifikimin e kursit te kembimit, per te mbajtur inflacionin e Rilindjes ne shifra te imponuara.

  7. Sirius says:

    Tema ju lutemi postoni komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje