“Konfindustria mbështet nismën e ekzekutivit për shtrirjen e TVSH/tatimit të vlerës së shtuar në biznesin e vogël,” tha nëpërmjet një njoftimi për shtyp administratori i përgjithshëm Gjegj Buxhuku.
“Shtrirja e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuajse 50% të PPB,” shtoi Buxhuku.
Aktualisht bizneset e vogla me xhiro deri 5 milion lekë në vit nuk paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar. Ky kufizim pritet të hiqet vitin e ardhshëm si pjesë e paketës së re fiskale.
Nisma e qeverisë për ta përfshirë edhe biznesin e vogël në skemwn e TVSH-sw u lajmëruar nga kryeministri Edi Rama të hënën. Rama tha se kjo inisiativë kishtë për qëllim të luftonte informalitetin në treg.
“Taksa për biznesin e vogël do të jetë 0, por nga ana tjetër ne do t’i kërkojmë biznesit të vogël që të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit dhe duke e përfshirë në regjimin e TVSH-së, do të mbyllim hapësira për të gjitha ato biznese të mëdha që faktikisht nuk shkarkojnë TVSH,” u shpreh Rama.
Projekti i qeverisë për ta shtrirë pagesën e TVSH-së edhe tek biznesi i vogël është kundërshtuar nga opozita, e cila ka cilësuar nismën si një kërcënim existencial për bizneset e vogla.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi projektin si një tentative për të zhvatur sipërmarrësit e vegjël nga një qeveri e kapur nga oligarkët.
Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij,” shkroi Basha.
Me të njetën gjuhë, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është shprehur se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël është një shërbim që qeveria po i bën oligarkëve.
“Kryeministri shkatërron pa mëshirë mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri, gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë, e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël,” ka deklaroi Vasili. /birn/
Iku koha e LSI zoti Petrit !
Buxhuk si inxhier qe je ca gjera nuk i di. Tvsh per te gjithe me fashe minimale e kane administratat e konsoliduara. Kjo jona eshte ne gjendje mjerane…… pra nuk e permbush dot misionin. Koha do e tregoje
Mire e ka le te presin te gjithe fatura tvsh , pa ilirin s ke gje ne vije o petrit
Vendosja e Tvsh ishte nje argument shume i rendesishem per tu diskutuar para dhe gjate fushates. Sa i pabese Rama me kete takse te re per biznesin e vogel qe duhet te rrise cmimet 20 perqind.
Mendoj se eshte nje nga zgjidhjet qe ndikon ne kontrollimin dhe shtrirjen e formalizmit mbi biznesin, duhet pare se mund te jete ne mbrojtje te ekonomise.
Ore milet carr me zile , ore “idioter gjenetik”, ore milet pa din e iman po kaq te trashe jeni dhe nuk arrini ta kuptoni qe rritja e tvsh eshte rritje e çmimeve te te gjithe artikujve pa perjashtim dmth shtrenjtim i kostos jetesore !!!!!! Por ku jane specialistet qe nuk prenoncohen , ku jane zarbot qe nuk thone ketij mileti injorant dhe te varferuar ne ekstremitet qe duhert te shtrengoni rrypin e pantallonave deri sa stomaku tju dale nga bytha !!!!! Asnje protest asnje opozicion asnje ze kundra …. çuditerisht te gjithe te kenaqur me masturbacionin folkloriko-patriotik qe ju afron qeveria Rama dhe harrojne gjene kryesore ate se me ç’fare do ta mbushin barkun e tyre dhe te femijeve ditet qe do vine ne vijim !!! Ne France kur u rrite TVSH vetem ne sektorin e restoranteve nga 5% – ne 15% u shkul mileti ne proteste megjithese kjo nuk i rendonte fare xhepat e francezeve duke patur parasysh nivelin e jetes aty , po ne Shqiperi eshte krejt ndryshe . Me kete goditje Rama do te asfiksoje dhe mbyse biznesin e vogel qe mezi mbahet ne kembe nga konkurrenca e pa drejte dhe informaliteti qe mbizoteron ne ekonomine Shqipetare . Milet kur ju nuk jeni ne gjendje te ngriheni te mbroni dhe “buken” e perditeshme te femijeve tuaj atehere jeni nje popull i mare fund ….. nje turme e uritur nuk mund te “perçoi” ide dhe “risi” ne jeten demokratike veç asaj te te menduarit se me çdo mbushi zorren neser !!!!!!