Udhëheqësit e Katalonjës tërhiqen nga shpallja e pavarësisë

10 Tetor 2017, 20:51Bota TEMA

Udhëheqësit e Katalonjës u tërhoqën në minutën e fundit nga shpallja e pavarësisë, duke pezulluar zbatimin e rezultatit të referendumit për t’u shkëputur nga Spanja, dhe vendosën t’i lenë kohë negociatave me qeverinë qendrore të Madridit.

Duke folur para parlamentit të Katalonjës, presidenti rajonal Carles Puigdemont i bëri thirrje Madridit të hyjë në dialog. Ai tha se Katalonja ka fituar të drejtën për pavarësi.

Puigdemont mbajti një fjalim para parlamentit rajonal, për herë të parë që nga referendumi i debatueshëm një javë më parë, i cili doli me një rezultat të thellë të katalanëve që votuan për shkëputje. Referendumi u shpall i paligjshëm nga qeveria dhe gjykatat në Madrid.

Një numër biznesesh, përfshirë dy banka kryesore të Spanjës, një kompani e rëndësishme e telekomunikacioneve dhe një grup ndërtuesish, si dhe një protestë masive gjatë fundjavës në Barcelonë nga 350 mijë katalanë që kundërshtonin shkëputjen, filluan të ndikojnë mes të moderuarve që janë të alarmuar për prespektivën e një kolapsi ekonomik dhe trazirave civile.

Ata bënë thirrje për një pauzë dhe për më shumë përpjekje për të hapur negociata me qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Mariano Rajoy, i cili është nën presion nga partia e tij të mbajë një qëndrim të prerë me separatistët. Kryetarja e bashkisë së Barcelonës Ada Colau, argumentoi të hënën në mbrëmje kundër shpalljes së pavarësisë, duke thënë se do të kërcënonte bashkëjetesën sociale.

4 komente në “Udhëheqësit e Katalonjës tërhiqen nga shpallja e pavarësisë”

  1. arben says:

    Pirdh o prift ne prill.Gjate gjithe historise se njerezimit popujt e pushtuar vetem me lufte e kane fituar pavaresine.Asnjehere pushtuesit nuk kane qene kaq dashamires sa te te rikthejne ate qe ta moren me forcen e armeve.Por ne rastin konkret situata nuk eshte e njejte me ate te popujve te pushtuar dhe askush nuk do deshte te humbiste konfortin qe ne nje menyre apo tjetren eshte siguruar per te gjithe qofte duke paguar edhe cmimin e humbjes se identitetit kombetar.Prandaj qytetaret e Katalonise futen bishtin nder shale e per te mos humbuar mireqenien e krijuar pranojne te ulin koken e te harojne se dikur paraardhesit e tyre ishin krenare per identitetin kombetar e gjuhen qe nuk kane asgje te perbashket me spanjollet.Por ne fund te fundit me mire keshtu per europianet pasi kokecarjet nga nje Kataloni e pavarur do te ishin teper te medha.Sa per kokeboshet serbe qe duan te gjejne ngjashmeri me Kosoves e Katalonise dua tu them se po behen gazi i botes .Kosova ishte pjese e RFJ me te drejta te barabarta me te gjitha republikat e tjera.Pushteti fashist i Miloshevicit e pushtoj kete pjese te federates duke i hequr cdo te drejte te fituar me aq sakrifica nga shqiptaret.Kosova e pushtuar nga serbet e mbahej me dhune ushtarake e me gjenocid te papare qe pas luftes se dyte boterore.Kjo ishte dhe arsyeja kryesore qe bota demokratike i doli ne krah popullit shqiptar dhe e shpetoi nga diktature serbe .Pavaresia e Kosoves i siguroj stabilitet rajonit tone qe rezikohej nga flaket e luftes se pergjithshme rajonale pas zjarrit qe Miloshevici i vuri ish republikave qe u shkeputen si dhe pas spastrimit etnik te shqiptareve.

  2. aJRIU i Podujeves says:

    LAJM I GABUAR

    Udheheqesit katalanas NUK terhiqen nga shpallja e pavaresise por po e shtyjne me disa jave qe te mos ndahen “me lufte” nga Spanja. Projekti vazhdon dhe ne rast se Spanja nuk ul tonet pavaresia do te shpallet. Populli e do, ne parlament eshte shumica dermuese qe e duan.

    Gazetare qe ose nuk dine te lexojne ose kane probleme me shprehjen e idese. Ne te dyja rastet quhen ANALFABETE

  3. like says:

    gjashte here e ka shpallur katalunja e çifuteve pavarsine. ne total benne 10 dite pavrsi qe préj 1830. jam shume larg racizmit por ka diçka mes izraeliteve qe i ben karagjozer pa nacionalitet. vend ideal per Pirro Dhimen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje