Turqia bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, pas shtimit të tensioneve diplomatike mes dy vendeve aleate të NATO-s.
“Ne duam që marrëdhëniet mes dy vendeve tona aleate t’i kthehen shpejt normalitetit. Vendi ynë nuk do të heqë dorë nga të sjellurit me prakticitet, në një kohë kur tensionet rajonale dhe globale janë rritur”, -tha kryeministri turk Binali Yildirim në një fjalim që mbajti para guvernatorëve provincialë në Ankara.
Marrëdhëniet mes të dy vendeve janë tensionuar së tepërmi pas arrestimit të një punonjësi lokal të Shteteve të Bashkuara në konsullatën amerikane në Turqi, Metin Topuz, nën akuzat për veprimtari terroriste dhe spiunazhi lidhur me grushtin e dështuar të shtetit të vitit të kaluar kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Këto tensione kanë rezultuar në kufizimin e konsiderueshëm të vizave nga të dyja palët.
Presidenti Erdogan të martën fajësoi personalisht Ambasadorin e SHBA në Turqi John Bass për tensionet. Erdogan po ashtu deklaroi se ambasadori Bass nuk do të konsiderohet si përfaqësuesi i ligjshëm i Uashingtonit. John Bass është në plan të largohet nga Turqia këtë javë, për një detyrë në re në Afganistan.
Uashingtoni i ka mbështetur me forcë veprimet e ambasadorit Bass, duke përsëritur kritikat për ndalimin e punonjësit lokal të konsullatës.
Vëzhguesit thonë se ky qëndrim i Uashingtonit ja ka mbyllur derën shpresave të Ankarasë për t’i dhënë fund krizës, duke fajësuar ambasadorin, në vend të Uashingtonit.
Media në Turqi njoftoi se ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka biseduar në telefon të mërkurën me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, por nuk janë bërë të njohura hollësitë e bisedës mes tyre.
prototip turk i pafytyre,doren qe nuk e kafshon dot fillon e lepin…………….
teper te ngjashem edhe turkoshqipfolesit
Te gjithe lideret e cmendur,kur bien ne konflikt me vendet e medha,si ne kete rast i Erdoganit me Usa-n,ashtu si dhe Sala me pare,bejne fajtore ambasadorin,kurre shtetin.Loje shume e trashe.
Ca Turqie dhe Rusie trapi.Mjaft me keto vende qe kane palaco ne krye.Turqia kercenon Ameriken.???Turqia pa mbeshtetje amerikane katandiset Siri.
Amerika nuk eshte Tramp ,eshte Amerike ku mjerezit ne krye vine dhe ikin dhe sistemi eshte po i njejti.Rusia dhe Turqia marrin formen e njeriut qe i drejton.Ruset kane 500 vjet skllaveri .Gjithsej ne 500 vjet 4 figura njohin….Cari ,Lenini ,Stalini dhe Putini.Popull pijanec pa kulture demokratike ,muzhik inferior.Ndersa turqit nje popull me nje elit properendore dhe masat anadollake obskurantike.