Spanja i lë 5 ditë kohë Katalonjës, ndryshe...

11 Tetor 2017, 21:34Bota TEMA

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i dha 5 ditë kohë liderit separatist të Katalonjës që të thotë hapur nëse ka shpallur apo jo pavarësinë.

Nëse Carles Puigdemont do të konfirmojë se e ka ndërmarrë këtë hap, atij do t’i jepen edhe tre ditë kohë të tjera për të tërhequr shpalljen e pavarësisë.

Në fund të afatit, nëse sqarohet shpallja e pavarësisë dhe Katalonja nuk e tërheq atë, Madridi zyrtar do të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës që lejon qeverinë qendrore të pezullojë autonominë e Katalonjës dhe të imponojë qeverisjen direkte.

Liderët e Katalonjës firmosën deklaratën e shpalljes së pavarësisë të martën, por e ndalën implementimin e saj për të lejuar zhvillimin e bisedimeve me Madridin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje