Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman DAAD ofron edhe këtë vit bursa për qëndrime afatgjata dhe afatshkurtra studimi në Gjermani.
Për këto bursa mund të aplikojnë studentë, absolventë si dhe shkencëtarë të të gjitha fushave:
-Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë dhe shkencëtarë të rinj, si edhe ish-bursantë të DAAD-së
– Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master)
-Bursa studimi për artistë
-Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë të përparuar nga të gjitha degët që kanë njohuri në gjermanisht
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit është: 30.09.2017 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Arkitekturë
-31.10.2017 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Muzikë dhe Artet e Bukura
– 30.11.2017 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Film, Design
– 15.11.2017 pranë Ambasadës Gjermane për të gjitha degët e tjera
-01.12.2017 pranë Ambasadës Gjermane për kurset verore
Informacione për ofertat e mësipërme, kushtet e aplikimit, procedurat dhe formularët mund t’i merrni në faqet e mëposhtme:
www.daad-al.org
Për pyetje të mëtejshme mund të na kontaktoni (oraret e konsultimit gjenden në www.daad-al.org)
very well