Kryetari i PD, Lulzim Basha publikoi dje një foto të të kërkuarit nga drejtësia italiane Durim Keçi nga Shijaku me deputetin e PS, Blendi Klosi duke shkaktuar debat sot në Kuvend.
Por kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh Durim Keçi ka qenë në çadrën e PD. Sikur duket edhe në foton e mëposhtme, Durim Keçi është personi me xhupin jeshil në çadrën e Partisë Demokratike.
“Kujt ta coj foton e tij që nxore me Klosin, tani sapo ma cuan në cadrën e Lirisë Lulzim, ca të bëj Lulzim, ku ta coj
Unë jam në cdo foto dhe këtë vazhdojeni por këshillohuni me fotografin e Enverit, ia ka mësuar Sulo Gradeci këtij, ju bëni gabime të rënda, merrni foto nga mitingjet”, deklaroi Rama ne Kuvend.
Basha publikoi dje një foto të Durim Keçit me ministrin Blendi Klosi, ndërsa sot solli debat edhe në Kuvend, por rezultoi se kishte qenë edhe në çadrën e PD.
Qe te gjithe jane te shpuar e te biruar nga para e nga mbrapa, nga lart e nga poshte e bejne si virgjeresha te pafajshme.