Forcat e Armatosura Turke përforcojnë pikat e vëzhgimit të armëpushimit në Idlib

15 Tetor 2017, 14:09Bota TEMA

 Forcat e Armatosura Turke (TSK) të cilat janë vendosur në vijën Idlib-Afrin me qëllim për të ndjekur armëpushimin në Siri, vazhdojnë punimet për përforcimin e pikave të vëzhgimit ku janë vendosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informimit të bërë nga gazetarët e AA-së në “rajonet jokonfliktuale” të krijuar për uljen e tensioneve në Idlib, bëhet e ditur se makineritë po punojnë edhe natën për t’i bërë të përshtatshme për mbrojtje këto pika ku ndodhen elementët e TSK-së.

Ndërsa theksohet se në një largësi 3-4 km nga pikat e vëzhgimit, ndodhen pikat e rojeve të organizatës terroriste PKK/PYD në rajonin Afrin të Halepit.

Forcat e TSK në kuadër të marrëveshjeve të arritura me Rusinë dhe Iranin në Astana të cilat janë garantuesit e armëpushimit në Siri, u dislokuan në këtë rajon natën e të enjtes.

Elementët e TSK-së të cilët ndodhen brenda Forcave të Kontrollit për Reduktimin e Tensionit në etapën e parë u vendosën në disa pika në afërsi të rajonit Afrin.

TSK me misionin e saj synon ofrimin e ndihmës në rritjen e efektivitetit të armëpushimit mes regjimit dhe opozitës, përfundimin e konflikteve, dërgimin e ndihmave humanitare, kthimin në shtëpitë e tyre të personave të shpërngulur dhe formimin e kushteve të përshtatshme për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.

1 komente në “ Forcat e Armatosura Turke përforcojnë pikat e vëzhgimit të armëpushimit në Idlib”

  1. Taqo Dhemballa says:

    po me Kurdistanin si do i veje halli tani ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje