Champions League/ Shkëlqen Taulant Xhaka, gol dhe asist, Bazeli pranë kualifikimit

18 Tetor 2017, 22:53Sport TEMA

Taulant Xhaka ishte personazhi kryesor në suksesin e Bazelit që mori tri pikët në fushën e CSKA të Moskës për t’u kthyer në pretendent për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve nga Grupi A.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të ekipin zviceran në minutën e 29 të sfidës me një gjuajtje nga jashtë zonës që gjeti të papërgatitur portierin Akinfeev. Ky ishte goli i parë në Ligën e Kampioneve për futbollistin shqiptar, i cili ka luajtur 50 ndeshje në Europë me fanellën e Bazelit.

Në fillimin e pjesës së dytë, edhe Albian Ajeti arriti të shënonte por më pas vijërojtësi e sinjalizoi për pozicion jashtë loje sulmuesin shqiptar, i cili u zëvendësua në minutën e 61-të. Oberlin, zëvendësuesi i tij, vulosi rezultatin përfundimtar me një gol në minutën e 90 të ndeshjes, pas një asisti perfekt të Xhakës.

Tani Bazeli është në vendin e dytë në grup, ku kryeson Mançester Junajtid i cili mundi 1-0 në transfertë Benfikën. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga talenti Markus Rashford, i cili ka treguar se është në një formë të shkëlqyer edhe në këtë sezon.

Rezultatet e mbremjes se sotme te ” Uefa Champions League”

Qarabag 0-0 Atl Madrid

Anderleht 0-4 PSG

Barcelona 3-1 Olimpiakos

Bayern Munich 3-0 Celtic

Benfika 0-1 Man United

Chelsea 3-3 Roma

CSKA Moscow 0-2 Basel

Juventus 2-1 Sporting Lisbon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje