Nga Edi Rama
Asgje e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çader, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!
Ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit.
Ne jemi ndryshe dhe po luftojmë përditë që të bëjmë shtet, punë, mirëqenie për Shqipërinë që duam. Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë.
Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni.
Sot, kur e tërë opozita me kuç e me maç, u zhyt si front në çorbën e dy kriminelëve të arrestuar në Itali, është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo.
Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën.
Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion.
Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për vetingun dhe reformën në drejtësi dhe sot jemi plotësisht të angazhuar që këto reforma të implementohen. Për të gjithë, pa asnjë dallim.
Ndërkohë na vjen shumë mirë që të mbledhurit në front, nuk e përmendin më kanabisin si problem aktual.
Dhe ndryshe nga ata që duan të përdorin muhabetet e kriminelëve, në luftën e tyre të dëshpëruar për pushtet, ne do të vijojmë luftën e nisur tanimë kundër rrjeteve kriminale dhe aseteve të perfituara nga krimi.
Në këtë luftë jemi bashkë me shqiptarët e arsyeshëm dhe me partnerët tanë strategjikë, prandaj do ta fitojmë siç fituam luftën e gjatë, të vështirë, me plot baltë e jo pak probleme brenda vetë Policisë së Shtetit, për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë e për heqjen e kësaj njolle të vjeter turpi nga fytyra e Shqipërisë që duam.
Për aq kohë sa jemi në vijën e parë të luftës, kemi marrë parasysh edhe plagët, por edhe baltën, që sjell kjo betejë aspak e lehtë. Por ama ne nuk dorëzohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë krimin dhe kriminelët deri në fund, për Shqipërinë që duam.
Ky eshte lideri i vertete, ky eshte qendrimi me i drejte politik ne Shqiperine post komuniste. Kjo eshte e vetmja politike per te ecur perpara.
PS dhe Edi Rama e kane thene qe nuk do behen mburoje e atyre qe shkelin ligjin. Le te leme drejtesine te beje te veten. Futja e te gjitheve ne nje kazan nuk eshte e drejte
hahahahahahaha. te forte jeni qe gjeni “force” edhe ne keto momente dhimbjeje per te thene traplleqe.
po si spaska turp fare…le ma ca pyetje po baj dhe une…. harroji te permend Alban Degen…te gjitha te tjerat shume te sakta……
O ti Edi 2 , ky e gjen forcen kollaj vella, se muhabete kriminelesh jane, po ti dhe Berisha ku e gjetet “forcen” kur vrate 4 te pafajshem ne bulevard??? Ky eshte krim i vertete o Ed 2, te vrasesh vellezerit e tu shqiptare me duar ne xhepa, diten per diell . Krim eshte te na vjedhin taksat tona, me miliona eur deme shtetetore spo ti perseris. Nuk eshte krim se po i shesin hashash italianeve qe e konsumojne ne mase dhe hapur fare, nuk te demton as ty e as mua fakti qe nga shitja paligjshme e hashashit futen leke ne Shqiperi. Shqiperia mund te demtohet nga kjo tregti aq sa eshte demtuar Zvicra. Boll na bere te zgjuarin dhe cinikun…
kr i bandes rilindja
eshte e kote qe lodhesh ky eshte fundi jot i merituar
si thote kr i bandes rilindja qe ka pasur akuza pa fund ne keta 27 vjet per politikanet??????
po dhe ti ke qene nje nga mjeshtrat me te medhenj per te hedhur balte e per te mashtruar
po kete rradhe njeiru jot me i besuar ,minstri jot me i sukseshem , ministri i brendshem qe duhej te luftonte krimin dhe bandat eshte nje prej tyre.
dhe kete nuk e thote cadra , nuk e thote sali berisha , nuk e thote blushi e thote drejtesia italiane .
dhe ti nuk mund te vazhdosh te genjesh me, se nuk ka ngelur shqiptar normal ne bote mos e kete mare vesh se banda e vertete , krimi i vertete je ti dhe banda qe ti drejton.
ishe ti qe fute vrases ne parlamentin e shqiperise , ishe ti qe fute trafikante kurvash e droge ne parlamentin e shqiperise, ishe ti qe nuk le bandit perdhunues e trafikant pa i dhene pushtet kryetare bashkishe e drejtore, ishe ti qe banda e shullazit kerkoi qe ti futej edhe ne akademine e shkencave te percaktonte rektorin ( kjo nuk ka ndodhur as ne kolumbi, qe krimi dhe bandat te kerkojne te zaptojne edhe universitet), ishe ti qe banditet qe kerkoheshin ne itali i beje drejtore e i risje ne kariere ne shqiperi , ishe ti qe i bere policet e elbasanit te rinin si legena para ca banditeve te rilindjes elbasanase ( blushi per ta beri nje liber te tere po ti nuk e lexove) , ishe qe lirove lulzim berishen nga burgu qe tja nxirje si cub ne prite blushit, ishe ti qe fusje ne burg varfanjake per nje cati ne fshatra te humbur dhe nuk shifje pisten e avionit me km te gjate, ishe vetem ti qe nuk shifje drogen qe u mboll me shume se domatja ne shqiperi, ishe ti qe debove shqiptaret si asnje pushtues me pare , ishe ti qe fillove grabitjen e pronave si asnje pushtues i eger me pare ( ka qe kur ke ardhur ti ne pushtet qe komisioni i pronave eshte mbyllur).
per te gjitha keto qe dihen e plot te tjera qe pritet te dalin ti nuk je si paraardhesit ti je me keq , ti nuk je si ta qe e perdornin ndonjeher krimin dhe e conin ne skuta ose ne burg sic beri nano me zani caushin e te tjere ose berisha me vone . ti je krimi vete, ti je koka e krimit ne shqiperi.
por per fat ike ti bashke me banden tende.
dikutimi i vetem eshte kush do e mari Partine Socialiste a do ngelet ne doren e rilindjes apo do i kthehet socialisteve.
nese PS nuk e mer blushi ose ndonje si ai PS do katandiset me keq se PD ne 2017 , sepse jeni damkosur jo vetem nga shqiptaret po nga gjithe bota si partia e droges e krimit dhe prostitucionit dhe kjo eshte nje damke shume me e rende se ajo qe fatos nano ju hoqi si komuniste.
me me turp se kaq nuk mund ta mbyllje o kryetari i sektit te rilindjes.
PS: jane te ftuar gjithe hashashlinjte, trafikantet e droges dhe tutoret e prostitutave, vrases me pagese dhe seriale , po ashtu dhe legene te peshtire ti dalin ne mbrojtje kapos se tyre!!!!!!!!!!!!
Big like!
Une nuk eshte se jam ndonji nga ata te listes tende, por me mir i dal ne mbrojtje ktij kryeministri sesa atij tjetrit. Mbase lista jote …
LIKE
nuk e di ne e ke nga mungesa e trurit apo je nga ata te listes time.
vetem po te them , se une jam nje nga ata qindra mijra qe e hoqem me vote nje te babezitur e autoritar si berisha dhe kete nuk e beme qe te vije nje bandit si rama.
nese nuk kupton kete gje kaq te thjeshte si do ja besh me te veshtirat.
heqja e nje banditi si rama eshte emergjence kombetare ne shqiperi dhe nese do mendimin tim
ne burg duhet te shkoje edhe sali berisha per vrasjen e 4 te pafajshmeve ne bulevard, po edhe krybanditi rama qe jo vetem kriminalizoi cdo qelize te shtetit shqiptar po ju vrau shqiptareve edhe shpresen se ne kete vend mund te ndryshoje ndonje gje.
vetem ai kryeminister qe con keta ne burg mund ta kete seriozisht qe te beje ndonje per shqiperine , sepse me kete do bente nje akt moral qe do ju tregonte te gjitheve se nuk kishte ndermend as te vriste, po as te grabiste vidhte , as te behej trafikant droge e tutor prostitutash.!!!!!!
ne rastin e rames i shkon ajo shprehja popullore:
te gjithe bertisin ujku ujku , po nderkohe cakalli beri kerdine!!!!!!
True, true!
Adi, domenthene tani Saimiri i bie te jete “druri i shtrember”?
Sa per komentin tend, eshte i sakte dhe i vertete si gjithmone.
qenke i zgjuar per budallalleqe,ose je budalla.
@ Adi, te kujtohet besoj Berisha kur vrau 4 te pafajshem ne bulevard??? Krim i vertete eshte te vrasesh vellezerit e tu shqiptare me duar ne xhepa, diten per diell . Krim eshte te na vjedhin taksat tona, me miliona eur deme shtetetore spo ti perseris. Nuk eshte krim se po i shesin hashash italianeve qe e konsumojne ne mase dhe hapur fare, nuk te demton as ty e as mua fakti qe nga shitja paligjshme e hashashit futen leke ne Shqiperi. Shqiperia mund te demtohet nga kjo tregti aq sa eshte demtuar Zvicra. Boll na bere te zgjuarin dhe cinikun…
Je i shtermber vete ti zoti kryeminister
dhe
do te drejtojme ne.
tepsine ta dhame qe ne te te jete koka jote
dhe
te siguroj ty dhe mbeshtetesit tuaj se koka jote
shume shpejt do rrokulliset ne tepsine qe aq fort e deshe.
Me kete pergjigje,qe jep zoti Edi Rama,tregon se kemi te bejme me nje kryeminister te moderuar,ineligjent,dhe te vendosur per luften kunder krimit.Le te therrasin e gerthasin sa te doje Basha,Berisha,Moninka,le te lehi sa te duan,Edi Rama do ecin perpara,drejte nje shqiperie me shtet ligjor,ekonomi dhe kulture.
i vuni shkelmin saje qorrit lugati hajahaahhajajajajjaajja
Pse duhet te cuditesh, Z Rama, jo vetem qe nuk duan ato qe ju permendni, por do te cuditeni kur ata t’ju detyrojne te haroni vettingun dhe reformen ne drejtesisi…..ky vend NUK do te behet KURRE….
Do me besh kakerdhi … do me besh!!!
spo e mbaj dot te qeshurin…po kujt i thua, miletit anadollak shqypfoles…..ky per zahon do baj nomin…..hahaha
Pirdh te shfryhesh o Edi Rama, me ke do besh shtet ti me ata te paafte qe ke mbledhur rreth vetes? Ti nuk denon dot vertet se nuk je gjykate apo prokurori, por fakte dhe prova i mbledh ti nga ministrite dhe institucionet e shtetit. Ke cove ti per abuzim nga shteti i Berishes? Mos na hap barkun. Tani rri dhe paguaj pasojat e mendjelehtesise tende kur te neperkembin me hajdutet e te korruptuarit e ketij dheu. Te flase Fatmir Mediu dhe Lulushi per korrupsion apo idiote si Flamur Noka apo Nard Ndoka, nje kryehajdut si Kokedhima qe ja bere ti peshqesh politikes shqiptare dhe e bere bej te Jugut. Je thjesht nje karabush Edi Rama. Nuk ndertohet shteti me prezantime ne PowerPoint as me ndonje efekt skenik audiovizual. Po nuk ka llogaridhenie per veprimet qe ka bere gjithsecili, keto shkrimet e tua qe i qendis bukur ti, ngelen thjesht fjale ne ere. E dime qe drejtesia eshte e korruptuar, prandaj te takonte ty te kryqezoje me fakte te qarta gjithe qenerine qe pushtoi Shqiperine ne kohen e shpellarit. Eshte turp te diskutojme akoma sot nese 4 te vraret e 21 Janarit u vrane me rikoshete apo jo. E gjithe kjo nga mendjelehtesia jote dhe e cerrit tend, Saje qorrit qe me behet qejfi qe iu zhyt hunda ne mut. Bravo quna, sa naiv paska qene Tahiri i qenve. Beji shurren tani qeverise se ta tregon Rusia, e pe Luan Ramen me Putinin, gati jane ata. Lulushi i takoi ne mars, LSI tani, nje dore nga greket nje dore nga ruset, serbet po dihet se Salkari aty eshte, dhe iken Edi Rama si qen i rrahur. Me Trumpin qe eshte rrote kari e ke brenda apriori ti. Mbaj robqiret prane vetes se ua ke pare hajrin qe nga Ngjela, Koqja, Qazim Sejdini e te gjithe pidhrobt e mundshem. Vend shkerdhate, toke qe lind vetem bij kurvash. Te na e rruaje Qim Peka e te na haje karin ai dhe te gjithe kokcepat e malokerise.
… Sali Berisha:
shkaktari i gjithe kesaj “katraurre dhe rrumpalle” qe i ka shkatuar SHQIPERISE:
– Piramidat dhe parat e pista
– Hapjen e Depove te armeve
– Armatosia e popullit
– Lufta Civile 97
– Renia shtetit ne 97-ten
– Gerdeci
– Trebicka
– Lejimin e Droges dhe njohjen e parave te pista
– Vrasja Deputetit Azem Hajdari
– Vrasja Deputetit PS-se
– 21 Janari
– Shitja Detit Greqise … etj etj.
– Zabtimi i Prokurorise, SHISH-it, Drejtesise, KLD-se … etj etj.
– Mbulimi dhe fshehja e “tabulateve” te shume politikaneve te Cetes PD dhe familjes dhe djalit tij lidhur me Drogaxhinj …
– Largimi dhe fshehja jashte Shqiperise te miliona e miljona dollareve nga i biri tij dhe gjykates dhe prokurore te tij …
… Sot keta “mekatare” te Cetes-PD bertasin dhe therrasin per 2 drogaxhinj te kohes tyre qe me prokurorin Italin te paguar permendin “gjoja” Saimir Tahirin … KY DO JETE NJE “BLLOF” I RRADHES QE KA KURDISUR QELLIMISHT BERISHA-META-BASHA VETEM E VETEM PER TE SHTYRE “VETINGUN”
Leni thashethemet, o baftjar po na trego pse po ha akoma bar…..
Sa komik eshte kryeministri. Me siguri eshte edhe ai ne tave…nje dite e hedh poshte makines ish ministrin e vet, diten tjeter e mbron. Ben krahasime me te kaluaren(pa vlere sepse 19% e shqiptareve prandaj e votuan qe te ndryshoje per mire Shqiperine).
Kujt t’i besosh?! Eshte e tmerrshme dhe a pakuptimte qe vetem ne Shqiperi ndodh….nje deputet, ish-minister akuzohet dhe kerkon takim me krye-prokurorin? Perse?! Vetem Saimir Tahiri dhe Edvin Kristaq Rama e dine dhe e kuptojne se askush tjeter nuk mundet.
Matin analfabeti,qenke hajvan dhe injorant.
Martin kur nuk mer ilacet sipas porosise se mjekut seriozja te duket komike dhe vice-versa. Merr ilacet more djale qe te kuptosh seriozitetin e luftes kunder krimit nga kjo Qeveri. Dhe dil nga gaveta e SHQUP-it qe te marre truri pak ajer te paster o bir.
Ky eshte lideri i vertete per shoqerine qe duam te ndertojme, ky eshte qendrimi me i drejte politik ne Shqiperine post komuniste. Kjo eshte e vetmja politike per te ecur perpara.
Le te leme drejtesine te beje te veten. Le te mos nxitojme ne konkluzione perpara se drejtesia te kete bere te veten. Drejtesia, Policia, Prokuroria duhen reformuar, por dhe duhen inkurajuar per te ecur perpara. Futja e te gjitheve ne nje kazan nuk eshte e drejte. Denimi familjar tipike e rregjimit komunist, nuk na ndihmon te ecim perpara. Ne vend qe te bejme zhurme dhe te denojme te gjallet pa u perfunduar hetimi, le te mbeshtesim reformat e thella ne Drejtesi, Polici dhe Prokurori.
bravo Kryeministrit, cdo gje qe eshte thene eshte e vertet, duhet shume pune per ate vend dhe jo llafe pazari,dhe corbe kazani mediatik
Por historia shekullore ka treguar qe shqipetaret nuk duan ti nenshtrohen punes,jane dembela,duan te pine duhan,te pine raki,te meren me llafet e botes duke mos pare situaten e tyre ne shtepin e tyre,por me erendesishmja eshte e komshiut, te vrasin naten dhe te qajne diten,te presin ne shtepi si mik dhe tengrenje pusin kur largohesh,hajduta .Me nje fjale nuk duan regulla dhe pune
Eshte rasti i pare ne 27 vjet sistem pluralist ,qe anetari me i rendesishem i Qeverise akuzohet nga nderkombetaret per trafik droge !I akuzuari vite me rradhe per tregti droge me fakte te pastra ,por i mbrojtur nga Ju me fanatizem ne menyre te cuditshme.Qe nga avioni i Divjakes qe pa piken e seriozitetit benit gallate duke thene qe eshte per sperkatjen e mushkonjave ,keni mbrojtur Tahirin duke shpifur per opoziten.
Saimir Tahiri ose Saje Qorri ,nuk ka bythe ti beje keto krime vete.Dikush e ka perdorur.Nese nuk jeni Ju ,na bindni duke folur vetem per ngjarjen ,jo duke imituar provincialisht titullin e nje romani te Erich Maria Remarc.
Sa per pengimin e opozites ,duhet te kesh pak turp
Turpi i pare eshte nusen e Elvis Rroshit qe i rrembeu gruan me barre Saliu dhe ja nxorren femijen.Megjithese e dinit qe ishte genjeshter ,i detyruat vartesit e Tu te nisnin letra ne Parlamentin Europian.
Turpi oi dyte eshte ceshtja e keshillit bashkiak te Fierit ,qe e barazuat me ceshtje e tre kushteve te pranimit te vendit kandidat.E mban mend ate turp ,me fjaline qesharake …na jepni Firin ,tju japim Europen.
Lere opoziten dhe shiko ce cfare llumi po te mbulon.
Saimirit nuk i dalin 20 milion € per fushate ,thote kusheriri i tij.Po ti Edo qe i di te gjitha ,nuk e pyete nje here te vetme …..nga i gjete gjithe keto pare o Saje.???
Vazhdo perpara me forcen e drejtesise ,me krenari e pa medyshje kunder cilido qe ka abuxuar dhe abuzon lufte pa kompromis krimit e krimineleve!
EDI RAMA; vazhdo se ke mbështetjen e Popullit. Qentë le të lehin, atë punë kanë. Ti je Kryeministri më i mirë, më punëtor, më i ditur, më i kulturuar, më i edukuar, më vizionar, më atdhetar që ka patur ndonjëherë Shqipëria, je fati i Shqipërisë.
Ti “korcari” do jesh nje fshatar I trashe se korcar rotkari si puna jote nuk ka
FIQO!!!!!
MË OPTIMIST, MO FIQO!!??
Hajde Edo, ne burg e ke vendin dhe ti .
Me falni se jam injorant, por fjalen “sharetore publike” qe ka perdorur “kokeministri”nuk e kuptoj. A ka mundesi te ma shpjegoje ndokush? Nese eshte fjala per “sharre” duhet me dy “r”. Ndoshta duhej “u” ne vend te “a”-se dhe del “shuretore publike”, por edhe ne kete rast duhet me dy “r”: “shurretore publike”. Sipas rregullave te drejtshkrimit ne te dy rastet duhej pa “e”: “sharrtore publike”, “shurrtore publike”. Ndoshta eshte ndonje gje tjeter qe une nuk e di. Me ndihmoni!
Shpikje e edit ,po sharetore = vend nga ku behen ose dalin sharje,fyerje, mendoj une
Pergjigjwe e plote dhe shume e sakte. PD dhe LSI apo partickat e vogla jane ne opozite me reformen ne drejtesi qe nuk kane dashur dhe nuk e duan nga frika e lakut qe po ju afrohet. Sa me afer te jete dita aq me te eger do ti shohim keta palaco. Shteti do te behet nen drejtimin e USA dhe BE
ED RAMA ,te ter kta qe te shajn dhe denigrojn jan ajo pjes qe nuk e do shtetin ne kte vend , por pelqejn anarshin mos u dekurajo KRYEMINISTRI IM , ti na ke ne 75 perqind te popullsis qe duam shtet drejtesi e mirqenie , leri larot te shajn jan ata qe i jan prekur interesat , nuk jan te vertet se kerkojn ne pushtet njerzit qe per korrupsionin vjedhjet dhe krimet qe kan ber i kan shpetuar drejtesis me proçedur, fatkeqsia e kti populli esht se nje pjes e madhe prej ktyre bejn gazetarin analistin politik dhe hiqen si burra te ndershem kjo esht pjesa me e keqe e kti populli ED RAMA prandaj mos u inkurajo , i jan prekur interesat , reja e vetingut qe i vjen verdall mbi kok i tmerron dhe duan me çdo çmim ndrrimin e pushtetit , mos u dorzo mer burr rri krenar se na ke ne pjesen me te madhe te popullsis se kti vendi qe te mbeshtesim , vazhdo punen kryeminister dhe shpejto vetingun , kush e ben veten per burg ne burg te shkoj , drejtesia vendos per gjithsecilin rrespekte ED RAMA .
Tani u qetesova.Vazhdo Edo se ke kete “shqiptarin”.Mos ndalo ,gjej ndonje Saimir tjeter ,fute ne tregti se sa te kesh “shqiptarin ” por sidomos “lavdoshin” nuk te gjen gje.Pastaj ,e di cfare po mendoj.Na fal o gjeni i “shqiparit ” dhe sidomos”lavdoshit” qe te kritikojme ,kushedi cfare qellimesh te mira ke qe shet hashash ,por ne spo te kuptojme.
Ku je katandis o Ed Rama ….te te mbrojne ca fshatunare idioter.
jane gezuar idiotet nga nje lajm trafiku.po si nuk shikoni te punoni e gezoni jeten.po shkoni pas disa politikaneve qe dine te nxjerrin nga goja vrer per populli e tyre braktisni se jane kelyshet e berishizmit qe mbolli vdekje njerezish.e vdekje ambienti .vrau preu.shau.perlau e ketheu shqiperine ne germadhe .ju kujtohet 96.97.98.2008.2011 mos harroni at a rrine gati qe te sulen ne erresire per tu marre qetesine sic e kane bere gjithmone.trfikante.kreminele do kete gjithmone at a mbijne si bar i keq por qytetaret kane ngrite istitucionet per ti luftuar vedono tek ato
Ka shume qene qe lehin jashte e brenda ketij blogu por karvani i Shqiperise qe duam do vazhdoje te eci perpara drejt shtetit te se drejtes dhe barazise para ligjit.
Jo leaderi i vertete nuk thot ti e shkaterove shqiperine e asgje s’te nodhi,po leaderi i vertete burgos ato qe shkateruan Shqiperine.ka nje mije arsye per t’i arrestuar mjafton nje.
Pra vepro se nje million vota t’u dhane per t’i ndeshkuar,e jo qe neser ato te te burgosin..
Z. Edvin eshte mese e vertete, qe z. Sali per te mbrojtur te birin dhe te bijen e coi shtetin ne buze te greminsi, po ju kur te dalin pergjimet e Olsit jop vetem me “bar”, por edhe me te “bardhe” si do veproni?!?!??! Do e coni shtetin ne buze te gremines si z. Sali apo do veproni me Olsin si Taras Bulba me te birin?!??!?! Kjo eshte pyetja 1 milion dollarshe! Pyetja 1 miliard dollarshe eshte: kur te hapet ceshtja e ABI Bank si do te veproni??!!? A do e ndani Linden per tu martuar me nje grua te peste apo do e lejoni prokurorine ta prangosi Linden?!?!?!
Ke shume te drejte, si gjithmone . Ndersa pret Drejtesine te vensose nuk e kuptoje perse e paragjykon vendimin e drejtesise per Shkelzen dhe Bashen?! Ne rast se ti vertet akoma mendon se mund ti besh mire popullit do ishte me e ndershme sot ti kerkoje falje publike Sali Berishes qe ka kater vjet nuk pushoi: Saje Qorri Saje Droga… ndersa ti me arrogancen tende na derdellitje cdo dite “ Qentë le te lehin…. “ …. Keshtu bere me Roshin me te gjithe dhe ne fund te cdo historie ti nuk kerkon kurre falje,por je me fat se ke opozite injorantesh
DO I THOJA Z. EDI RAMES E DIN KUSH BEN LIKE TE GJITHE FARA E PJELLES SE INJORANSES
Mire e ke ti plako karivani te ece perpara … pa ndaluar aspak !!! Karivani ngarkuar rendeshem me hashash nuk ka pse ndalon ,nje Saje bie mijera Saje Qorrash ngrihen … dhe kerivani ecen drejt “barazise” se krimit … mor loqe e fishkur !!!!!!!
Zoti kryeminister te dham voten neqofte se ti nuke je i implikuar ne keto dallavere na mbush mendjen dhe qiu robt Metes Bashes eBerishes mos u bej lepur se na ke te gjitheve me vete por duhet te dish qe i pari duhet te kesh ti folene te paster dhe do te rruajne trapin te gjithe
jo more klaudio nuk thuhet da na kesh nga mbrapa..eshte ai qe do te rrije nga mbrapa dhe ti te shkosh perpara..sic e boni me 21 janar…pranej poplli perpara ed lugati nja 1KM mbrapa
Je mashtrues; Hiqi Tahirit Imunitetin dhe arrestoje qe te besojme se e ke serjozisht berjen e shtetit.berjen e drejtesise etj.Pa arrestimin e Tahirit te gjitha deklaratat e tuaja jane genjeshtra e mashtrime te rradhes.
Zoti k/minister I paska ardhur goja memecit ,por po munde shpejtoe pak ate” vetingun”dhe te shikojme ku fle “lepuri”;Pse nuk folen me” 21 Janar”kur u shtrine per toke 4- bir nenash,pse nuk folen kur u vra polici ne Lazaret,pse nuk flasin per prokurore dhe gjykats qe nuk dine sa lek kane ,etj.Pergjigjen po ta jap une sepse ti je njeri I bute ,hiqe Adriatik Dhallen,Visho Ajazin ,fute Saliun ne burg ,atehere eshte futur SHqiperia ne Europe dhe mos u merr me Flamur-Noka e Saimir -Tahiret ,por merru me Sali-Berishen ,ILIR-METEN,Ridvan -Boden,Arben -Imami ,Lulezim-Bashen,Fatmir -Mediun e com.Por qe te arrihet kjo Dhalla+visho duhet te hiqen qe te behet Reforma ne drejtesi se popullit I ka shkuar thika ne palce dhe nuk duron me.
Ai druri i shtrëmbur do futur në byth ty vëlla, që të vësh mënd, dëgjove derman, dhe me gunga bilës që mos ta harrosh
Dhia qe quhet PD-LSI, me ne fund ja pa deles PS, pasi ngriti bishtin pa dashje, dhe do vazhdoj te therrasi ta pash, pash,,,delja- PS Ka 27vjet qe ja shikon dhise PD-LSI=gerdec,lazarat e LIKE FLORIRI,, nuk ka ber kaq zhurme sa dhia me bythen gjithmon jashte,,,,,
E keni mandatin e dyte, akoma nuk e fillat burrgosjen dhe çpronesimin. Prolongimi i juaj eshte BASHKEFAJESI…