DETAJET/ Përgjimet e drogës mbledhin opozitën, ja kryetarët që ju bashkuan tryezës

18 Tetor 2017, 12:13Politika TEMA

Partitë opozitare në vend janë ulur sot në një tryezë jashtë selive partiake, ndërsa në fokus janë zhvillimet e fundit politike.

Kryedemokrati Basha është shfaqur krah kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu të PR-së Fatmir Mediu.

Ajo ç’ka ra në sy gjatë mbledhjes me fokus trafikun e drogës, ishte edhe prezenca e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima.

“Të bashkuar kundër krimit qeveritar” duket se kjo është lëvizja e fundit e opozitës.

 

Mësohet se pjesë e kësaj tryeze që ka nisur rreth orës 11:00 dhe që po zhvillohet me dyer të mbyllura janë bërë aleatët e PD-së, si dhe LSI-ja. Në tryezën e iniciuar nga PD-LSI, janë të pranishëm përveç Bashës dhe Kryemadhit, edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i LZHK-së Dashamir Shehu, i PAA-së, Agron Duka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PDK-së Nard Ndoka. Mes krerëve të partive, spikat edhe prezenca e kryetarit të Zgjidhja, Koço Kokëdhima.

Kryedemokrati Lulëzim Basha shoqërohej në mbledhje nga deputeti Oerd Bylykbashi si dhe Gent Strazimiri.

2 komente në “DETAJET/ Përgjimet e drogës mbledhin opozitën, ja kryetarët që ju bashkuan tryezës”

  1. Miri says:

    Ne cader burra ne cader. Tahiri ju ka vjedhur mallin. Ne cader derisa te rrezohet qeveria. Po prokuroria eshte mbledhur gje apo ata e kane mare pjesen e vet!

  2. Moisi Golemi says:

    Po Kokedhimi sikur donte te legalizonte hashashin dhe te mbillte Shqiperine me hashash cep e me cep??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje