Nga Andi Bushati
Saimri Tahiri nuk është as vetëm shitësi fatkeq i një makine tek njerzit e gabuar, as vetëm protagonist unik i kësaj historie të trishtë. Dosja e tmershme 400 faqshe e ardhur nga Italia, që ka krijuar efektin e një bombe në Tiranë flet për shumë më tepër sesa kaq.
Ajo së pari hedh poshtë alibinë që shpalosi sot ish ministri i brendëshëm, i cili pretendoi se e vetmja lidhje mëkatare që ai ka me njerëzit e arrestuar për trafik përtej Adriatikut, është Audi që ai i ka shitur dikur këtyre kushurijve të largët.
Jo, duhet të jesh idiot që të besosh në këtë përrallë. Sepse një sërë pikpyetjesh vërshojnë edhe në mendjen më të ngathët: Po përse atëherë edhe pas shitjes ai i lejoi trafikantët ta përdorin makinën e shitur me emrin e tij? Përse vallë ai vazhdoi të udhëtonte edhe vetë më pas këtë veturë? A ka ndonjë njeri nga ne që edhe pasi e dorëzon mallin e tij tek një nga kushurinjtë e dhjetë, vazhdon ta shfrytëzojë atë i ka përkitur dikur?
Jo, jo. Të gjitha këto tregojnë se ai ka pasur një lidhje shumë më të fortë edhe sesa ajo e Audit edhe sesa ajo e gjakut, me vëllezërit Habilaj.
Por fatkeqësisht historia nuk mbaron këtu.
Dy vite më parë një oficer policie e Vlorës, Dritan Zagani bëri akuza të rënda pikërisht për atë që po vërtetohet sot. Ai atëherë pretendoi se klani i Habilajve qe i përfshirë në trafiqe, se ai nuk ishte lejuar të hetonte mbi ta, sepse atë mbroheshin drejtpërdrejt nga ministri i rendit.
Por ç’ndodhi pas kësaj? Fillimisht propaganda e pushtetit bëri çmos për censurimin e intervistës në media. Pastaj frymëzoi një kryqëzatë denigrimesh për Zaganin. Dhe askush nuk hetoi për më për akuzat e tij?
A duhej që menjëherë, që në atë kohë, drejtori i besuar i Tahirit në qarkun e Vlorës, Jaeld Çela të fillonte hetimet për klanin e denoncuar? A duheshin vënë ata në përgjim, siç bënë italianët, nëse nuk do të kishin pasur mbrojtje politike? Pse vendi fqinj priti rastin t’i arrestonte ata përtej Adriatikut, mos vallë se nuk kishte besim tek policia shqiptare?
E gjithë kjo histori, më shumë se Audi i zi, më shumë se lidhjet e gjakut, të krijon dyshime të forta se vëllezërit Habilaj ashtu sikurse thuhej kishin mbrojtjen e Saimir Tahirit.
Madje këto pikpyetje pa përgjigje ngrenë dyshime edhe më të forta sesa vetë fjalët e trafikanëtve që lexohen në dosjen italiane. Ato marrin më shumë peshë edhe sesa pohimet për milionat që kishte në dispozicion Tahiri, edhe për dhuratat që ata i bënin familjes së ministrit.
Por këtu, sado e rëndë, turpëruese moralisht dhe e investigueshme ligjërisht të jetë, historia e Sajmir Tahirit përfundon.
Ai ka dalë prej saj fajtor dhe me kokën ulur.
Por ama, nga ana tjetër, do të qe e padrejtë moralisht dhe e pabesueshme logjikisht që ta paraqesësh atë si mëkatarin e vetëm të kësaj historie. Të gjitha pyetjet e ngritura më lart aq sa rëndojnë mbi Tahirin, po aq njollosin edhe shefin e tij? A mund ta besojë kush se edhe pasi dëgjoi denoncimet publike për ministrin që mbronte trafikantët, Edi Rama nuk ngrit asnjë dyshim? A mund ta imagjinojë një mendje e shëndoshë se edhe pas dolën zërat e para, ai vazhdoi ti besojë symbylltas vartësit të vet?
Natyrisht që jo. Aq sa e rëndon sot Tahirin zinxhiri i mosveprimeve ndaj Habilajve, po aq e fajëson Ramën “tolerimi” i vartësit të vet.
Sipas të gjitha gjasave, përpara se të besojë zinxhirin alibik se ministri nuk dinte gjë për kushërinjtë dhe kryeministri nuk dinte gjë për ministrin, çdo mendje e shëndoshë e ka më të lehtë të bindet nga ato që ka lexuar nga përgjimet italiane. Pra se të gjithë bashkë ishin hallka të një sistemi që furnizonte me para trafiku vjedhjen e zgjedhjeve.
Ndoshta ky është version më pranë të vërtetës për këtë histori. Ai që Saimir Tahirin e fajëson shumë më tepër se një shitës fatkeq të Audit të vjetër, por nga ana tjetër e nuk e rëndon si kokën e një skeme që prodhon para kriminale për të vjedhur votat.
Mos ky ish drejtori i policise se Vlores Jaeldi eshte i biri i Sokolit (dhe ky oficer i larte policie ,kriminel dhe i pafytyre pasi korçaret dhe pogradecaret e njohin mire )atehere une besoj se Tahiri ka qene i perlyer ne kete histori .
Andi, pyete pak mami Veren a e njeh nje trafikant me emrin Melsi?
Miremengjes Mero, si u ngryse zoteria jote.Si do ta gjesh menyren per ti bere fresk Rames dhe Tahirit sot.”Te dua shume Mero”Nuk e di per lexuesit e tjere, per me zbavit shume me maskarallikun dhe sajesat e tua.kam nje ide Po sikure te sajosh nje artikull per korrupsionin e policis Italjane,mundet qe te besojnen?provoje nje here Nuk ke asgje per te humbur.
O mender miremengjes!
Mero Baze eshte i vertet’ ne ç’do te hapur te gojes. Kete e din te gjithe,veç haleve si ti, o i shqupas !Mero nuk sajon.Iden tende te dhjer’ mbaje per vete,o palaço….
Po kjo eshte e keqija me e vogel po nuk flitet fare per arsimin kriminal per baronet me kollare qe vjedhin paran e that dhe euro duke mos dhen injoranc ngado duke ber keshtu krim kunder njerezimit duke e cuar shoqerin shqipetare drejte nje injarancete te plot dhe qe i lejon shtetit te jet i perjetshem duke i sjell nje bollek votash pse nuk hetohet kjo ministre dhori koni e te gjith aparati kriminal qe po e con shqiperin drejt eresires se plot ne kembim te votave te kanibaleve ku jeni shqipetar zgjohuni sa nuk eshte vone perbyseni kete organizate krimonale. Si ka mundisi qe asnje i shkolluar ne perendim nu perfshihet nga adnimistrata por me qellim duke mbajtur hijorante per te sunduar perjetesisht kete popull te mjer .
Pse duhet t’i besojme ketij Dritan Zagarit,me falni Zaganit? Ai tani keshtu do veproi,duke shpifur ose duke zmadhur GJERAT,SE E DENUAN DUKE E SHKARKUAR NGA DETYRA.Ai qe u shkarkua, nuk u shkarkua kot,por ishte i implikuar keq me drogen dhe korrupsionin.Prandaj ketij maskarai nuk duhet besuar.Ai tani eshte kthyer ne nje gur qe qendron ne xhepat e Bashes dhe Berishes,per te goditur ne momentin e duhur.Saimir Tahiri,e ka shitur makinen si gjithe te tjeret,por kjo nuk do te thote se ai e ka shitur per tregetin e droges.Keto qe thot ANDI BUSHATI,jane mbroçkulla qe nuk i ha njeri.
O Bushat bllokmeni,keshtu Bente che gjyshi yt,nxirrte konkluzione para se hetusia te vepronte,pastai kedo e priste burgu PA diskutim.Bravo notano si gjyshi,po dihet bllokmen ne che ti.
O Tebaçcioti! Edhe une s’e dua mender Bushatin,por edhe ti qenke nje mender terbacjot,per deri sa beke krahasimine tij me gjyshin, palaço.
Ketij Spartut sa here i qihet gruaja me ndonje tjeter ben ndonje koment ne mbeshtetje te Edvinit . Duke pare se kohet e fundit ben nga pese komente ne dite del ne konkluzionin qe gruaja ka filluar ti qihet ne grup . Ta ruajtet zoti gruan se e ke zemerbardhe.
po t shkosh me kte llogjike qe perdor ky artikullshkruesi mund te vazhdohet edhe me tej dhe mundet qe te fajesohet krejt bota. ja sesi:
ashtu sikurse tahiri na paskerka qen nje I lidhur me krimin e droges!!! sic thone pergjimet,(ne boten e lir njeriu thot ca ti doj shpirti,madje mund te imagjinoj edhe me sy hap),,ne te njejten menyre pra mund te fajsojme perendimin meqe ata qysh ne fillimet e demokracis perkrahen kriminelet “te fortet” burgaxhinjt mafjozet shqiptare te cilet ndertuan nje system aspak demokratik, mund te fajsohet perendimi pasi gjithnji thoshte se keni bo perparime jeni ne rrug te mir,por gjithnji na e nxirrte shqipnin te paaft per europ. ambasadori amerikan e beri vrasesin sali berisha burr shteti !!!!
te gjith politikanet perkrahen nga perendimi. dhe dihet se c I kan ber shqipnis ata.
pra,ajo logjika kunder tahirit ze vend edhe me shum po te perdoret kunder cdo shteti perendimor si perkrahes te kriminelve shqiptare.
ne perendim shqiptaret kriminela ngelen duke u strehu si “refugjat politik” dhe duke u pajis me pasaporta perendimore…