Mark Marku: Të vërtetën e Tahirit e gjeni tek Rama

18 Tetor 2017, 11:20Politika TEMA

Në një opinion në lidhje informacionet e publikuara nga përgjimet e bëra nga policia italiane  pas arrestimit të Moisi Habilaj, Mark Marku  shprehet se ajo që është e re në këtë histori është qëndrimi që palët po mbajnë rreth kësaj çështje.

Sipas tij, më e habitshmja është deklarata e kryeministrit Rama.

Marku shprehet se ajo që bie në sy nga deklarat e Ramës është se ai u tregua i gatshëm të braktisë ministrin e tij duke i larë duart nga përgjegjësia, a thua se ka qenë ai vartës i Tahirit  dhe jo e kundërta, a thua se nuk ka pasur as burime informative që ta informojnë, as sinjale nga shërbimet e huaja, as media, as institiucione që të marrë vesh se ç’po ndodhte në vendin që qeveris.

Sipas Markut, është në stilin e Ramës nëse ju kujtohet ndonjë nga deklaratat e bëra sapo ka fituar zgjedhjet.

Më tej profesor Marku thotë se gjëja e dytë që bie në sy është se, si përherë, “duke dashur t’u hedhë trutë e gomarit njerëzve, po kërkon që këtë situatë, ndër më të rëndat e qeverisë së tij, ta shndërrojë në një llokume për propagandën e tij bajate. Domethënë duke bërë kokë turku Tahirin, pasi fati i tij tashmë varet nga gjykata e një vendi të cilat Rama nuk mund ti manipulojë duke i detyruar të heshtin, ai po kërkon të ktheje këtë rast si një shenjë të suksesit të tij të ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe zyrtarëve të lartë të implikuar me të”.

“Kjo është një gjë e trashë për t’u gëlltitur por meqe publiku shqipatar ka gëlltitur gjëra më të trasha të serviruara prej priopagandës së tij, nuk është çdui që të gëlltisë më shumë”, shprehet Marku.

Sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë dhe gishti duhet të vihet mbi fajtorin kryesor për kriminalizimin e shtetit dhe shoqërise shqiptare.

Mark Marku akuzon Ramën duke u shprehur se ai kriminalizoi Parlamentin, pushtetin lokal dhe Policinë e Shtetit.

“E vërteta që kërkon Rama nga hetimet që do të bëhen për Tahirin gjenden te vetë Rama. Të tjerat janë thjeshta manovra në dorën e tij. Në këtë kuptim e vetmja e vërtetë që mbetet për tu zbuluar para shqiptarëve nga ngjarjet që do të pasojnë është kjo: e kontrollon Rama krimin e organizuar apo krimi i organizuar Ramën? Të tjerat dihen!”, përfundon Mark Marku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje