Kërkesa e fundit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e mandatit të deputetit Sajmir Tahiri ka ngjallur shumë reagime.
Një ndër ta është edhe ai i zëvendësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka ironizuar kreun e PD Basha, i cili së fundmi ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të Tahirit.
Zv.ministri sulmon ashpër Bashën, teksa shkruan se ish-ministri që ia hodhi drejtësisë, kërkon dënimin pa gjyq të ish-ministrit Tahiri.
“Lajmi i ditës: Basha, ish-ministri që ja hodhi drejtësisë, kërkon dënimin pa gjyq të ish-ministrit Tahiri”, shkruan Koçi.
Ndërkohë, në një reagim të dytë po në ‘Facebook’, zv.ministri Koçi deklaron se akuzat ndaj Tahirit nuk janë larje e mëkateve korruptive të opozitës.
“Akuzat ndaj Tahirit nuk janë larje e mëkateve korruptive të opozitës”, shkruan më tej Petro Koçi.
Edhe Ilir Meta ja hodhe me nje gjyq fallco qe hodhi posht eksperiencen e FBI-s Amerikane se ka eksperiencen me te mir se Amerika tani ndersen moniken tu mbush mendjen per “pergjegjesin”e Ilirit.
Pergjegjesin e tij eshte Jo per kanabisin por per vidjon “qe kerkon 700 mij € per nje koncesjon.Ajo dosje duhet hapur se fsheh shume dhe njekohesisht flet shume.
Sa per Tahirin ta gjykoj drejtesia deri ne fund dhe ti japij denimin.Asnje nuk eshte mbi lugjin.
Prokororia duhet te rihap hetimet per Gerdecin,21Janarin,Cesin, Ilirin dhe Moniken per pasurimin e tyre.
Ne presim drejtesi per cilindo qe kavepruar kundra Ligjit.