“Zëri i Amerikës”: Prokurorët ndryshuan versionin e parë për udhëtimet e Tahirit me Habilajt

20 Tetor 2017, 21:25Politika TEMA

Në Shqipëri prokuroria tha sot se kishte dyshime të arsyeshme që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës duke i dhënë mbështetje grupit të Habilajve, i cili i godit fillimisht pak ditë më parë në Itali. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të parlamentit, prokuroria, paraqiti në një seancë me dyer të mbyllura prova shtesë që sipas saj ishin në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Tahiri. Ndërkohë gjatë mbledhjes ajo ndryshoi versionin për udhëtimet e zotit Tahiri me automjetin që më parë ja kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj. Seanca do të vijojë nesër me mbrojtjen e ish ministrit të Brendshëm.

Në hyrje të mbledhjes së sotme prokuroria kërkoi që diskutimet të zhvilloheshin me dyer të mbyllura për shkak të disa të dhënave që sipas drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj, përbënin sekret hetimor. Por deputetë të të dy krahëve kërkuan që fillimisht të paraqitej pjesa që mund të bëhej publike.

Duke argumentuar kërkesën për arrestimin e ish ministrit Tahiri, zoti Hajdarmataj tha se ajo erdhi pas gërshetimit të informacioneve mes hetimeve të nisura më parë nga Prokuroria ndaj grupit të Habilajve në Shqipëri dhe atyre që dolën nga hetimet në Itali që cuan në arrestimin e Moisi Habilajt dhe shpalljen në kërkim të vëllait tjetër Florian Habilaj, të cilët rezultojnë të jenë dhe kushërinj të zotit Tahiri: “Regjistrimi i procedimit, është bashkuar me dy procedime të tjera që ne i kishim në fazën e hetimit. Dhe duke i bashkuar të gjitha e duke patur parasysh dhe aktet e dala e të bëra publike, një pjesë të marrë tanimë dhe në rrugë zyrtare, ne kemi harmonizuar secilën provë me njëra tjetrën dhe kemi arritur në këtë bindje”.

Sipas drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e ish ministrit në aktivitetin e Habilajve: “Duke qenë se ne kishim paraprakisht të dhëna që këta persona e ushtronin aktivtetin e tyre në qetësi të plotë, ne kemi krijuar dyshimin, që kjo ndihmë, referuar dhe bisedave të përgjuara, në rastin konkret krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që është i përfshirë në këtë aktivitet dhe deputeti Saimir Tahiri”.

Ndër elementët e rinj, të paktën ato të bërë publik, dhe që ishin përfshirë në kërkesën zyrtare drejtuar parlamentit, ishin të dhënat mbi udhëtimet që sipas prokurorisë zoti Tahiri, kishte bërë në verën e 2014, me makinën që e kishte shitur një vit më parë. Prokuroria në kërkesë shprehej se ish ministri kishte udhëtuar katër herë jashtë vendit i shoqëruar nga Artan Habilaj dhe të tjerë. Por duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, zoti Hajdarmataj ofroi një version të ndryshëm: “Në tre nga udhëtimet pasqyrohet që ka udhëtuar shtetasi Saimir Tahiri. Në një nga udhëtimet, në kohën që shtetasi Saimir Tahiri ishte në Greqi, Artan Habilaj udhëton për në Greqi, dhe në kthim kthehet me këtë automjet vetë personalisht shtetasi Saimir Tahiri”.

Nga ana e tij zoti Tahiri në pyetjet drejtuar prokurorëve u kujtoi atyre se e njëjta prokurori ka hetuar me kërkesë të tij në vitin 2015, akuzat e bëra nga ish zyrtari i Policisë Dritan Zagani lidhur pikërisht me përfshirjen e automjetit të tij në trafik droge, dhe Iprokuroria i ka vlerësuar ato të pabaza: “Në asnjë informacion të përpiluar prej vetë shtetasit Dritan Zagani, apo bërë me dije në formë verbale eprorëve të tij, nuk përmendet automjeti me targë AA 003 GB sit ë jetë përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të lendëve narkotike”, tha zoti Tahiri duke lexuar vendimin e Prokurorisë për pushimin e çështjes.

Seanca u ndërpre më pas në mënyrë që prokuroria të paraqite provat dhe faktet që ajo i konsideronte sekrete. Me rifillimin e seancës avokati i zotit Tahiri kërkoi tre ditë kohë meqënëse sipas tij Prokuroria kishte paraqitur argumenta shtesë. Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan. “Ka një kërkesë për shtyrje. Ju thoni se nuk kemi ngut. Jo, jo, ne kemi ngut. Se vetë kërkesa e prokurorisë përmban ngutin brenda. Sepse nëse mbani mend, ishte një nga pyetjet që ne u drejtuam: Keni frikë se prishen provat, keni frikë se mund të ikë, keni frikë se mund të kryejë sërish verpa të tilla penale? Po kemi frikë. Dhe ky është nguti”, u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj.

Me vendim të kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi seanca për dëgjimin e zotit Tahiri do të zhvillohet nesër paradite.(VOA)

6 komente në ““Zëri i Amerikës”: Prokurorët ndryshuan versionin e parë për udhëtimet e Tahirit me Habilajt”

  1. DETARI [email protected] says:

    mbajeni me shkum,se do zbutet shume….. !

    ne fakt Tahiri ka marre ne pyetje pykat prokurore nga Tropoja,miq dhe kusherinj te mender Sali Karaxhicic,Berishes !

  2. Projekti says:

    Si ka mundesi qe pikerisht kushot e ministrit merren me tonelata me droge? Pse jo p.sh. kushot e mi ose te Meros? Pse Sajmi arriti te zbulonte dhe te arrestonte shume trafikante por pikerisht kushot e tij nuk arriti? Pse pikerisht ketyre kushove u shiti makinen? Pse udhetoi jashte shtetit Sajmi pikerisht me makinen qe e kishte shitur? Skishte leke te gjente nje tjeter?

  3. tfgs1 says:

    nese dikush beson se sunitet,shiitet apo tourkotsamet do te bejne shtet,athere ai vertet ka nevoj per psikiatro………….ne asnje shtet islamik nuk funxionon GJYQSORI.

  4. Alban Dega says:

    GRUSHT NOKAUTI I WASHINGTONIT PER ADRIATIK PALLEN E BESIM HAJDARIN E BERISHES….

    Kur flet Zeri i Amerikes eshte zeri i Zotit, zeri i Ores se Shqiptareve me emrin SHBA.
    Kur then ores nuk e kam fjalen per matesin e Kobe’s por per Oret mitologjike, Zanat, Shtojzovallet bijat e Zotit vete.

    Elegji me curle e cifteli

    O SALI MURTAJA…
    E KAMIKAZET E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O mori Tropoje
    O mori Hyjni !
    Kush te ka qite
    me krye ne hi
    Sali Karaxhici…
    Me kamikazet e tij
    Rrenoi e percelloi
    mbare kete Malesi
    Flake e zjarr i vuri
    Nenemadhes Shqiperi
    O mori Serbi
    Une gardhin ta prisha
    Se mue me thone
    O Sali Berisha !
    Prisha gardhin
    Kufijte e Shqiperise
    Dyer dritare u hapa
    hordhive te Serbise
    Arme e nafte plot
    Per njerken Serbi
    Zhbeme se bashku
    shtetin Shqiperi !
    Otranto i dhash
    Une vet Kalit te Trojes
    Se kam qene dhe mbetem
    Toptani I Tropojes
    Vrases I Shqiperise
    Dhe moter Kosoves !
    Se per karrike
    Para e pushtet
    E shkerdhen e vret
    Dhe nenen e vet !
    Se mua me thone
    o Sali Berisha
    Jam jo vetem ujku…
    por edhe et Bisha!
    Sa te jem une gjalle
    Nuk ua ndali flaken
    Me tub ne sume
    Kam vetgatue nafaken
    Se nuk mban me uje pilafi
    Nuk me thone mua kot
    o Sali Kadafi !
    Nuk kam linde rastesisht
    Une tek Doli Vici !
    Nga kemba tek koka
    pjelle Miloshevici
    Ndaj s’me therrasin kot
    Sali Karaxhici !
    Kujtdo punon per Shqiperi
    Une flaken atij
    Nuk le pa ia shti !
    o me plumba
    me balte o sajime
    Se Serbi eshte
    Babe nena ime!
    Serbi nena…
    Serbi edhe gruaja
    Jemi vetem nje
    si mishi e thuja !
    Sa te jem gjalle
    E sa te marr fryme
    tym edhe flake
    do ta bej Shqiperine!
    O moj Serbi
    une gardhin ta prisha
    Kot nuk me thone
    O Sali Berisha!
    Here si ujk
    E gjithnje si Bisha!
    Sa te frymoj
    Dhe ne tjetren jete
    Vec tym e flake
    Shqiperia do kete !
    Sherr Berishe jam
    edhe kam me vdeke
    Edhe ne lum kur mbytemi
    Ne shkojme perpjete !
    Mbrapshtana se gjalli
    Ters dhe per se vdekuri
    Vec sherre e potera
    Prej nesh ndryshket
    edhe hekuri !
    Thike mbas shpine Kosoves
    Babe e Nane-
    Kam Pashic Vojvoden !
    Napalm i hedh Vlores
    2 Prill e bej Shkodren!
    Edhe ne vdekje
    une shkoj buzagaz
    Se le mbrapa
    mijera Kamikaze !
    Ne buze Shqiperise
    une i ngri gaz !!!
    O Tropoje ime
    o mori Hyjni
    Kush te qiti
    me krye ne hi!
    Te rreni me ceka te bardhe
    E me luge prej Ari
    Ishe Shojzovalle
    Te beri Kandahari !
    Ishe Zane Mali
    Te coi ne buze varri !
    Vet Sali Berisha
    eshte emri i tij
    Fatkeqesi mallkim
    Ish e mbet per Ty
    Katrahure rrenim
    per Nenen Shqiperi !
    Per 700 breza
    u shofte farà e tij !
    Si nip Berishe
    Per mua je ti Daja
    Ne jete te jeteve
    Per cdo shqiptar
    Ti me kamikazet
    Ishe e do mbetesh
    Vec Sali Murtaja !

  5. treshja tropojane says:

    nderrruan versionin sic nderroi dhe krimineli me damke Berishovici pas vrasjeve qe beri me 21 janar ne mes te bulevardit dhe deri tani s’i ka hyre gjemb ne kembe.Le qe i tij eshte dhe urdheri qe te perdorin cdo gje e te thone c’te duan,vetem te prangoset Tahiri.Skenar i njohur ky i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje