A po e gjykoni politikisht Tahirin? Alibeaj: Xhindet kanë dalë nga shishja

21 Tetor 2017, 13:36Politika TEMA

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj akuzon kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi se ka urdhëruar zhvillimin e seancës në Këshillin e Mandateve për Imunitetin e Tahirit, pa praninë e mediave.

Sipas tij, ky vendim i Ruçit është pjesë e paktit Rama-Tahiri për të fshehur të vërtetën.

Sipas Alibeajt, kërkersa e Ruçit u rrëzua në Këshill 5:4, por sërish vendimi i tij ishte për të lënë mediat jashtë. “Gramoz Ruçi nuk pranon mediat në seancë edhe pse kërkesa e tij u rrëzua 5:4. Edi Rama, në pakt mafioz me Tahirin, duan të lënë në errësirë shqiptarët. Mbledhja pa praninë e mediave nuk do vijojë”, tha Alibeaj.

I pyetur nga gazetarët nëse Saimir Tahiri është duke u gjykuar politikisht, Alibehaj i është shmangur pyetjes.

“Tashmë që është faza e fundit e diskutimit në komision, Ruçi nuk pranon që mediat të jenë mbrenda. Kjo është çështja më delikate që shqiptarët duan ta dinë. Rama dhe Tahiri duan të lënë në errësirë të vërtetën. Xhindet kanë dalë nga shishja dhe nuk futen dot brenda”, tha Alibeaj.

2 komente në “A po e gjykoni politikisht Tahirin? Alibeaj: Xhindet kanë dalë nga shishja”

  1. demokrati says:

    Alibeaj,ik e merr briskun ter rruash Berishen te parin,po ke hallate,te dytin,tet vella te arrestuar ne gjermani dhe pastaj hajde e laj gojen para se te zesh ne goje Gramoz trimin e te japesh mendim per Sajmirin.Ke bythe ta besh kete?!

  2. like says:

    a eshte politik gjyqi i Tahirit? puetje koti. gjeja e pare qe kerkohet eshte rrezimi i qeverise, kur nuk eshte denuar apo marre nje vendim gjykate per vete te pandehurin, lere per qeverine. opozita eshte kapur nga nje fije peri. a thua qeveria eshte apo duhet te jete kaq e mefshte apo e dobet? tjetri vrau ne mes te bulevardit per politike dhe jo vetem qe nuk u lekund por i perforcoi pozitat.

    Te pakten Tahiri nuk i ka rene njeriu me qafe, edhe sikur te supozonim qe ka favorizuar frafikimin e hashashit. gje qe veshtire ta besosh per nje minister te mirorganizuar si ai qe beri nje institucion per tu admiruar, dhe ngeli per tu marre me nje tufe çyrykesh per te bere trafik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje