Prapaskenat e “betejës për Tahirin” si luftë për të rrëzuar Edi Ramën (dhe ndërhyrja e çuditshme e Athinës)

21 Tetor 2017, 17:20Politika TEMA

E ashtuajtura “Beteja për Saimir Tahirin”, duket se nuk është dhe nuk ka qenë një luftë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, sesa një përleshje e dytë pas asaj para zgjedhjeve për largimin e Edi Ramës.

Kjo nuk u vu re vetëm në mobilizimin e opozitës, me të gjitha forcat centrifugale kundër kryeministrit, që nga Koço Kokëdhima e deri te Vangjel Dulja, apo edhe në rrreshtimin politik të Prokurorisë, jo vetëm në objekt, gjuhë, por edhe në përbërjen e grupit që mbronte akuzën.

Duket se më shumë sesa interesi për të vërtetën e lidhjes së Saimir Tahirit me bosët e krimit të organizuar shqiptar, po prevalon përpjekja për ta vënë Edi Ramën në një qoshe, për të ndryshuar qeverinë dhe për të ngritur një “kabinet të ri qeveritar antimafia”.

Këtë e tha qartazi edhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, në ceremoninë e bashkimit të opozitës.

Por lufta për të rrëzuar Ramën që u riaktivizua pikërisht atëherë kur ai u duk më i fuqishëm se kurrë dhe ku do të qeveriste vetë “me 1 timon”, duket se nuk është kufizuar brenda vendit, por edhe në ato qarqe ku Edi Rama deri dhe është “shkishëruar”.

Dhe nuk është e vështirë ta bësh identifikimin në këtë rast se bëhet fjalë për Athinën zyrtare.

Greqia, duket se përpara negociatave të nëntorit për çështjen e detit të cilat do të zhvillohen në Kretë ndërmjet Edi Ramës dhe Alexis Tsipras, kërkon ta dobësojë sa më shumë politikisht kryeministrin shqiptar, i cili deri pa shpërthyer rasti “Habilaj”, dukej më i paprekshëm se kurrë.

Rama i bëri konçension edhe Sofjes, duke e vendosur minoritetin bullgar në njohje zyrtare, me qëllim që ta përdorë presidencën bullgare të BE-së në 6 muajt e parë të 2018-ës.

E gjithë kjo manovër ka irrituar Athinën e cila priste të ishte  ajo aktori kryesor që lëvizte gurët në Bruksel për vendimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë.

Përdorimi i vetos nuk është një manovër që do ta ndihmojë Greqinë, ashtu siç bëri me Maqedoninë kur nuk zotëronte gur tjetër në dorë.

Zyrtarët grekë po përdorin presionin për të marrë atë që dëshirojnë nëpërmjet lobimit me qarqe të ndryshme në Europë, ku sipas burimeve ka pasur një akord me Italinë në mënyrë që pozicioni i Shqipërisë të dobësohet para negociatave të Kretës.

Nuk është pak: bëhet fjalë për një sasi e madhe gazi që fshihet në nëntokën e detit Jon, e cila natyrisht ka zgjuar edhe Romën, e cila e ka mbyllur me kohë marrëveshjen me Athinës; por që fati e ka sjellë që të jetë jashtë koordinatave për të cilat po bëhet lufta.

Rama duket se këtë çështje e ka mbyllur me amerikanët, ku në gusht bisedoi vetë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Nuk ishte e rastit që në ditën e kërkesës zyrtare për të arrestuar Saimir Tahirin, që Llalla e firmosi në një ditë pushimi zyrtar siç ishte ajo e Lumturimit të Nënë Terezës, pati dhe një deklaratë të ashpër të Athinës që lidhte Himarën me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm.

Duke reaguar pas kërkesës së Policisë Ndërtimore për të prishur disa shtëpi në Breg, ministria e Jashtme greke theksonte me një gjuhë aspak diplomatike se:

“Qëllimi është të zhduket prania historike e helenizmit në rajonin e Himarës. Janë të shumtë ata që thonë se ky akt synon të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri nga çështjet e mëdha politike që janë ngritur me trafikun e drogës. Shpresojmë që ky nuk është rasti”.

Por edhe Tirana i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë:

“Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë në proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë, përbën një shkelje të praktikës diplomatike të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.

Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit Rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane, përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës e bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë”.

Duket e qartë se është synuar një rrethim i Ramës si në kohën e çadrës, ku edhe nëse nuk do e rrëzonin dot, do mundeshin ta dobësojnë me qëllim që t’u japte palëve sa më shumë ata po kërkonin.

Në këtë rast, brenda vendit, Lulzim Basha kërkon që në kuadër të reformës territoriale të ndryshojë ndarjen nga e para të disa bashkive në vend, gjë së cilës i mëshon me këmbëngulje.

Dhe nga ana tjetër, në nëntor, Basha do të kërkojë një kandidaturë të Partisë Demokratike për drejtues të Prokurorisë Speciale.

Por Rama mësohet se i qëndron paktit të 17 majit: që PD të ketë Kryeprokurorin e ri, kurse mazhoranca të propozojë kreun e SPAK.

Ndërkaq, në planin e jashtëm, aktor është Athina që pret një Ramë më të dobësuar në Kretë. Këto ditë, media tabloide greke dhe dukshëm të lidhura me qarqe qeveritare, kanë bombarduar opinionin vendas me lajme që Edi Rama është “Don Korleone” i Shqipërisë.

Pra, tashmë është e qartë se nuk kemi të bëjmë me një përlasje për Saimir Tahirin, por me një betejë për të rrëzuar Edi Ramën.(Tesheshi.com)

28 komente në “Prapaskenat e “betejës për Tahirin” si luftë për të rrëzuar Edi Ramën (dhe ndërhyrja e çuditshme e Athinës)”

  1. Meta ik says:

    Kjo eshte thjesht perpjekje per te rezuar Ramen, opozita kriminale po mer ndihmen e Greqise per mposhtur qeverine, kjo eshte thjesht krim opozitar.

    1. Bushi says:

      Nje analize brilante.Kete analize,mund ta beje nje njeri me ment,dhe me nje qartesi politike,siç eshte personi qe ka shkruar kete artikull.Bravo.Jane shume bindesa,dhe shume te besueshme keto qe thuhen ne artikull.

    2. .. says:

      O Majmuna debila dhe hipokrit …. perse sa here qe jeni ne krize pa -aftesie terhiqni vemendjen e publikut me lajme te kota dhe komplotiste.
      A ka mundesi qe qindra tone hashish qe prodhohej dhe shkonte drejt Europes Rama ose “Rilindasit” e karit te mos kishin dijeni ose te mos kontrollonin ne nje far menyre kete Biznes qindra moljonesh Euro ?????
      Boll balt dhe urejtje mbollet me Greqine o LEGENA.

    3. FLAMUR NOKA ME DAJAT E VET says:

      Keshtu kane vepruar historikisht te vetequajturit “baballaret e kombit” : Per te mbajtur pushtetin dhe privilegjet qe rjedhin prej tij , jane bere ure e pushtuesve osmanllinj , me pas e barbareve serbo-jugosllave , fashisteve greke , fashisteve italiane , nazisteve gjermane , pa pyetur fare per cmimin qe ka paguar vendi ! Ndyresira serbe me emrin S.Berisha , nuk hezitoi t`i fale Greqise , edhe ne kohet moderne , me qindra km2 det , bile t`ia lidhe kembet Shqiperise per ta shuar si shtet , duke lejuar greket te ndetojne varreza ne krejt Shqiperine e Jugut , ku na qenka shfarosur bisha monarkofashiste per “mbrojtjen” e vatrave helene , qe cuditerisht edhe bota , kujtonte se ato vatra ishin brenda Greqise e rreth Athines , tani na dalkan ne krejt Jugun e Shqiperise , pikerisht atje , ku Saliu dergoi avionet me napalm per t`i djegur e shfarosur ! Dhe , ceshte me e keqja , jane nje hordhi te shiturish , qe edhe pse e quajne veten shqiptare , punojne pa u lodhur per te vene ne jete planet serbo-greke ! Janullaqisi po shkrin jeten e tij , per kauzen e “megaliidese ” , duke pasur ne krah monstren Sali me partine qe u ka vene ne dispozicion !

  2. tomorri says:

    Aftesite e popullit shqiptar,maturite e burrave te tij,dhe aftesite e Edi Rames do te bejne shkrumb e hi te gjitha klanet shqiptare te ngritura dhe strukturuara nga krye kremineli Sali Qeni Berisha.
    Dua te shtoj me indinjate se keta kolaboracioniste te para dhe mbas luftes (bijte etyre) do te derrmohen ne radhe te pare ne perballje me popullin dhe kombin shqiptar ku do ku eshte dhe jeton.
    Ne kerkojme edhe me ashpersi ne se eshte e nevojshme per situaten per tu treguare vendin ku e meritojne me te vertete qente qe jane semure me zgjebe qysh ne k…. e te jatit dhe te jemes se tyre.Kjo eshte nje turp i pa pare dhe degjuare ne boten e qyteteruare sote ne shekullin e 21-te.
    Edi Rama shqiperia kurre nuk do kthim perseri ne preherin e kremineleve per te vazhduare akoma mjerimin e Migjenit te madh.

  3. Ai says:

    E perse eshte e cuditshme nderhyria e athines??????!!!!!
    O ju jeni te paafte ose nuk e cani trapin per lajmet!
    Para dhjete ditesh athina deklaroi zyrtarisht se i kerkon italise ndime per “mosmarrveshet” me qeverrine Rama.
    Pasi u be e ditur kjo,rama te nesermem vizitoi romen…tani e vizotoi apo i thane hajde ketu,nuk e di.5 dite pas vizites erdhi ndihma e kerkuar” dosia”.
    Me pak fjale…greku kerkon renien e rames me cdo kusht…tradhetaret i ka ke vete,meten dhe berishen.

    E shikoj se gjerat jane teper vone per te ndryshuar situaten…ose ky eshte fruti i bashkepunimit te majit!
    Se fushate me tuta dhe me pandallona terital,te vjetra madie,ska ndodhur ndonjehere.
    Qe do kishim zdhedhje te parakoheshme dihej e pritej,por ne baze te atyre qe thuheshin,linin te nenkuptohej se do mbaheshin mbas hapjeve te negociatave.

  4. ee says:

    car lajme mor zot? Karlliku ne shqiperi ka arritur kulmin

  5. Projekti says:

    Bej nje zile Erdoganit. Pjete cish eshte me mire, te prishesh shtepite e vorio-epiroteve apo tu pezullosh statusin e minorikarit deri sa te hiqet ligji i luftes nga shteti meme. Edi duhet ta beje te qarte se shqiptaret me ane te ndikimit te tyre ne Meaqedoni mund ta zgjidhin ose ta pengojne zgjjidhjen e ceshtjes se emrit, mund te ndikojne per mire ose per keq ne marrdheniet turko-greke, mund te njohin ose ti japin mbeshtetje Vorio Nicosias, mund te bejne cte duan me minorikaritetin turk ortodox ne Shqiperi. Eshte turp te mundohen te te bejne presion dhe ponto-karamanlidet te ardhur nga skutat e frohta te Anadollit fshehurazi naten. Sidomos kur ngado qe te rrotullohen i ke ne dore dhe mund tu prishesh pune. Po kjo zhurme qe po degjohet cfare eshte? Mace qe mjaullin apo moter greke qe po ferkohet nga dora e ashper e turkut?

  6. Sit back and relaks says:

    Hahahahahahaha, jeni te medhenj. Tani na doli konspiracion nderkombetar fhe u be ceshtje atdhetarizmi trafiku i droges. Hajde ti bejme te gjithe drogaxhinjt heronj me ne krye Ramen dhe tahirin. Ore nuk e kupton o Mero dhe kush shkruan keto artikuj me qellim diversioni dh terheqjen e vemendjes nga tema kryesore se kjo qe beni duket dhe ja ben muuuu qe jane artikuj te porositur dhe qe mesa duket edhe vijen editoriale ja u ben kryeministri dhe fuga. Late nam per zotin.

  7. Taras Bulba says:

    Po mir mor ti Ai vizita e Rames ne Itali ka qene e vendosur qysh ne Gusht mor mik e ti thua se para 10 diteve Athina tha keshtu e ashtu mos u ngatero me veten kur nuk di gje

  8. Alban Hamzai says:

    Keta lloj artikujsh jane shashka tymuese per te fshehur Republiken Hashashore te qeverise Rama dhe per te terhequr vemendjen e publikut nga problemet e verteta te shqiptareve ,jane artikuj per te anashkaluar realitetin katastrofik te nje vendi qe ndodhet thjesht gjeografikisht ne Evrope ,pasi ne te gjitha drejtimet eshte shume larg saj ,aq me teper qe me artikuj te tille ku permendet Greqia komunisto-islamike shqiptare nxjerrin pucra .Pse nuk permendet ndonje artikull qe te thote se Italia do te rrezoje qeverine Rama pasi ishte Italia dhe jo Greqia qe futi ne thes qeverine Rama me hetimet qe po ben ? Por jo ,Greqia perben bezen e kuqe dhe per te shmangur te verteten lakuriq te qeverise Rama o burra te shkruajme ndonje artikull e te futim ne valle Greqine . Ju lutem shume botoni artikullin tim!

  9. mirel says:

    Eh Rame koncesionisti..
    E luan poshter, nuk e luan drejt. Prandaj e ka gjithe kete kosto politike atehere kur nuk e pret. Keto lojerat me pakicat kombetare mund te hidherojne greket sot, por di hidherojne shqiptaret ne nje dite tjeter kur nuk do ta presin.
    Dhe vazhdojne ka ende idiote qe e quajne patriot.
    Ai po perdor Evropen per te siguruar suksesin politik personal, nderkohe qe maskon derrmen qe po i jep Shqiperise.
    Ju rrofte BE

  10. Ram palloshi akoma nuk poe kupton(ose ben sikur) se nuk e rrun njeri per drogen dhe sajmirin.
    Plani i hajduto krimineleve berishovic meta eshte pushteti dhe po luajne te gjith guret qe nga kriminelet e brendshem dhe falangat serbo greke .
    Ashtu si zogu kurves erdhi ne fuqi nga serbet edhe serbi sali do qe te vij ne te njejten menyre dhe greku mer detin e premtuar.
    Keta lloj plehrash i ka hyre frika ne palce se kujtojne se do behet vetingu.
    Keta prokurore dhe gjykates tropolan nuk hetojne saliun qe ka bere krime te shumta qe pjesen me te madhe i ka pranuar boterisht me gojen e tij qe nga gabimet me pronat piramidat gerdecin vrasjet ne bulevard dhe kercenimin dilni prap dhe do shikoni se cdo tju bej e sa e sa te tjera.
    Nxoren te pafajshem ate qe numronte eurot dhe hetojne kete se i ka permend emrin(pa mbiemer) njebarbon………

  11. Dea says:

    Artikulli me i mire qe kemi pare ne shume kohe.

    1. mirel says:

      Ne c’ kuptim?

  12. M says:

    Del qarte se gjithe klika kriminale e politikaneve shqiptar del se jan klika te agjenturave te huaja,(nenkuptohet c’ far qellime kane, vetem.JO per te miren e Shqiperise) duhet nga pjesa tjeter tekaloj ne kushtetute per 100 vjet( te pakten) kush del tradhetar dhe kriminel dhe vjedhes te pasurise popullore tu sekruestrohet dhe pas vdjekjes rruge tjeter nuk ka, mos prisni tek asnjete huaj te zgjidhe kriminalitetin, vjedhjen,shitjen dhe tradhetine kombetare, te gjithe shikojne B….. per tu pasuruar sa me shpejte, pavaresishte nga menyra,(sa jan gjalle kan klikat e tyre dhe me von u ngelet femijve, po te ken gjak shpirt e seder do mendojne dhe per brezat e ardheshem, ne te kundert ne p…. te kurves le te shkojne.)

  13. Kevin says:

    Rrotkarizimi ka arritur kulmin ne gazetari.

  14. ***** says:

    Faktikisht pepinot nuk lane c eshtje pa zbardhur ne Itali. Pasi zhduken mafian Siciliane, katanjasit po zbulojne edhe themren e Akilit te mafias Shqiptare. hahaha very funny.

  15. baba nga durrsi says:

    Keto jane perralla me mbret dhe analiza koti, te tipit dridhe like boje trike!
    Sa here qe Shqiperia gjendet ne kriza te thella te cilat fatkeqsisht jane ciklike, fajin dhe arsyet i kerkon ne Beograd ose Athine!
    Nuk eshte hera e pare qe na serviren keto lloj teorish dhe pseudokomplotesh dhe prapaskenash, sidomos ne 25 vjetet e fundit. Pse klasa jone politike qe drejton (dhe ka drejtuar ) ne gjithe kto vite nuk merr kurre persiper pergjegjsite dhe fajet e veta? Pse nuk pranojne deshtimet e tyre ne shume fusha sic eshte ajo ekonomike, juridike, e shtet formimit, te integrimit ne BE, e politikes se jashtme, etj etj etj…?
    Nuk diskutohet aspak dashakeqsia e Beogradit apo Athines zyrtare ndaj Shqiperise, por ky fakt duhet te jete propulsion/nxitje e Tiranes zyrtare per te qene e ndershme dhe punetore ne zbatimin e detyrave te shtepise qe Brukseli i ka vendosur asaj, te jete e kujdesshme qe te mos i jape asnje shkas atyre hijenave te Ballkanit, qe te permbushe me dinjitet aspiratat e popullit shqiptar per tu bere pjese e gjirit te familjes se madhe Europiane! Koha e te berit politike neper kafenete e ROGNER-it me miqesi dhe dallavere, me jep-te jap, une po mbyll dy syte ketej, por edhe ti mbyll nje sy andej etj etj dallavere alla bizantine te shek te 19 ka mbaruar! Per ta ilustruar idene mund te sjell nje shembull sa banal por edhe kuptimplote: Keni parasysh nje nxenes te mire ne shkolle, i cili perpiqet dhe studion ne menyre konstante dhe me vullnet dhe ndershmeri, qe s’ben mungesa dhe eshte gjithnje i pregatitur ? E pra nje mesues tendencioz dhe medioker nuk ka se cfar i ben dhe ku te kapet! Nqs neve jemi si puna e atij nxenesit te mire dhe inteligjent , keta “mesues” medioker (Beogradi &Athina) qe na japin leksione per civilizim dhe demokraci apo shtetformim, do te ndjehen komplet te dhier dhe idiote!
    Rruga per ne BE nuk kalon aspak as nga Beogradi dyfytyresh ndaj BE-se me relacionet e shkelqyera dhe tradicionale ndaj Rusise duke bere null te gjitha saknksionet e vendosura ndaj saj nga BE-ja, por as edhe nga Athina kurve plake qe deri para 2 viteve me breke te grisura neper kembe, diskutonte per vete, akoma qendrimin e saj ne BE!
    Rruga e Shqiperise per ne BE kalon vetem nepermjet punes dhe ndershmerise, aftesise dhe inteligjences, atdhedashurise per vendin dhe kombin, kualitete te cilat klases sone politike te 25 vjeteve te fundit i kane munguar thellesisht (dhe e kane provuar me fakte dhe bema kete gje), qofte nga PD apo PS apo LSI.
    Bonus: ” me kujtohet qe ne vitin 2012 (Dhjetor i atij viti) SERBIA priste me ngulm hapjen e negociatave me BE-ne , por nuk arriti te kete rezultate edhe pse i kryu te gjitha “detyrat e shtepise” te caktuara nga BE-ja sic ishin bashkepunimi me Tribunalin e Hages, Tribunalin Special me qender ne BG per krimet e luftes, hapja dhe dialogimi me RKS dhe Prishtinen Zyrtare, plotesimi i standarteve politike, juridike dhe ekonomike ne pershtatje me ate te BE-se, etj etj etj…
    E pra ministri serb per Integrimin i asaj kohe (emrin nuk ja di por dicka me Vic ishte) pas deshtimit dha doreheqjen menjehere dhe me 2 llafe: une deshtova ne misionin tim , stafi i ministrise time nuk arriti te realizoje hapjen e negociatave, prandaj e shoh te udhes te dorhiqem !
    Ndersa ne ne Shqiperi mbajme ministra dhe ministri per integrim prej 15 vjetesh qe kane koleksion rekordesh ne deshtime dhe pa aftesi dhe prapeseprape ja hedhim fajin UE-se, Athines, Beogradit, leshit te bumes etj etj e tj dhe askush nuk dorhiqet apo te pranoje publikisht: Na falni o popull. qe po ju zvarrisim prej vitesh dyerve te Europes por nuk jemi ne gjendje ta bejme kete pune! Ja pra pse te gjitha kto qe thoni dhe shkruani prej me shume se 20 vjet jane lloqe te kota dhe tym kacarrumash per te mbuluar pa aftesine tuaj! Shifini komshinjte tuaj: SLO/CRO/RO/BG/ jane anetare te UE-se , SRB/MNG/BiH/FYROM/ jane gjithnje nje hap perpara nesh drejt UE-se, ndersa ju na cani derrasat me idiotizma!

    1. Projekti says:

      Kjo qe nxorren me kurthin e Athines eshte si centrali berthamor ose kinezcja ne shkolla e Saliut. Biles para disa kohesh Mediu tha se Gerdecin e shkaktoi nje shtet fqinj qe nuk donte qe te hynim ne NATO. Edvini kerkon qe te fitoje mbeshtetjen e popullit per ceshtjen Tahiri. Kush e di cfare do shpiki nqs nuk i hapen negociatat vitin qe vjen. Fakti qe pak para punes se negociatave dolen dokumentet kunder Tahirit nuk ishte rastesi pa dyshim, por veshtire se ka qene puna e gazit arsyeja. Europa vuri si kusht per hapjen e negociatave vetingun. Per te matur rezultatet dikush leshoi disa balona testuese qe Edi i shfryu menjehere. Edhe rasti i kaubojsit me italianin nuk ishte rastesi qe doli pikerisht tani, te pakten nje vit pasi ka ndodhur.

  16. Optimisti says:

    Shume e qarte, arrestimi i Saimir Tahirit do ngrinte opoziten e bashkuar ne protesta per doreheqjen e Rames dhe vendosjen e Majkos kryeminister.
    Keshtu do benin qejf edhe basha me kryemadhen, edhe meta me berishen por edhe athinasit.

  17. Soni says:

    Mos merr artikuj nga Enkel Demi o Merooooo. Tesheshi i enkel demit vetem te shpik lajme qe lidhen me greqine. Italia po e gropos qeverine me bemat e droges, greqine kap Enkel Demi. Qaj neno qaj moj nene……..

  18. Jak Boston says:

    Une jam kritik i madh per Ramen per shume gjera.
    Por kur vjen puna per me greket Rama ka mbeshtetesin me te madh tek une.
    Keshtu iu bej thirrje te gjitheve qe sido qe kemi rezerva dhe mospajtime brenda vendit, jashte vendit jemi nje dhe mbeshtesim kryeministrin me besimin qe do tu beje balle si duhet stuhive dhe prapaskenave greke dhe jo vetem per te miren e Shqiperise dhe te shqipetareve.
    Une e bej kete gje per Shqiperine jo per Ed Ramen.

  19. albanes me IQ nga 0-pes says:

    Po vedhezer dhe motra aty ke deti qe do greqia flene 4,9 triliarde litra nafte dhe 16,2 triliarde metra kub gas ,keshtu ka thene shkencetari qe mori nobel norvegjesi LYYN Skynboarddhe amerikani Gay Gisbon ata e gjeten me metoden e treshit qe aty ka nafte te madhe,por shqiponja jone skenderbeu yne Edvin Rama e ka mbyll kete ceshtje me Tillersonin oooooooo zooooooooooooot

  20. Roberto says:

    Pse fut hundet Athina ne’kete pune thoni ju?? Normal qe Athina kerkon rrezimin e Edi Rames pasi e ka’me’kollaj ta realizoje krimin e Saliut qe ja shiti token Shqiptare,detin,Greqise. Llogarisni qe c’do gje’qe’mund te ndodhe ne Shqiperi Sali bashke me familjen e kane strehen e tyre atje ku mund te jetojne me’niper e sterniper si milionere te pa krahasushem me te tjeret. Geqia eshte nje bushter e ndyre qe do ta marre pergjigjen qe meriton shume shpejt.

  21. KORÇARI says:

    META NUK SHKOI KOT NË ATHINË I VETËM PARA ZGJEDHJEVE, DIÇKA KËRKOI DHE I PREMTUAN DIÇKA, I DHANË DIREKTIVAT ,NDËRSA SALA MORI DIREKTIVAT NGA SËRBIA, E CILA ISHTE KOIÇIDUAR MË PËRPARA ME GREQINË, FUTËN NË LOJË DHE ITALINË,POR … AMERIKANËT NUK FALIN , DHE PËR KËTË LOJË QË PO BËJNË TRESHJA BERISHA- BASHA – META DO TA PAGUAJNË SHUMË SHTRENJTË, SEPSE ME AMERIKANIN SKA TËRCI VËRCI.

  22. Aldo says:

    Rames do i han karin……..Ku ka me kriminel se Sali Berisha dhe Ilir Meta ne kete vend??????

  23. klaudio says:

    Une nuk jam votues i Rames por di tju them nje gje neqofte se do te bjeri Rama ne Shqiperi do kemi lufte civile sado e pabesueshme qe ju duket te gjithe kryetaret e atyre partive shkerdhata kane bandat e tyre keshtu qe mos kujtoni se do rrin e te bejne sehir Tema ju lutem botojeni komentin tim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje