Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka deklaruar se për katër vite Edi Rama ka bllokuar çdo hetim mbi krimin.
Sipas kryedemokratit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është kapur në flagrancë dhe pas tij fshihet kryeministri Rama.
Më tej ai rendit edhe disa argumenta të cilat i konsideron si prova për të arrestuar deputetin Tahiri.
“Shqiptarët janë ballafaquar me fakte të thjeshta për të gjithë. Antimafja italiane ka paraqitur fakte të kuptueshme të bandës “Habilaj” të ndihmuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. A nuk është provë që makina e Tahirit është përdorur
A nuk është provë që krimi kontrollonte radarët?” tha Basha.
Sipas Bashës, autoritetet italiane dhe antimafia e Leçes kanë prova të vërteta se deputeti socialist është kapur në flagrancë në trafik droge.
“Për 4 vite Rama ka bllokuar çdo hetim, ai ka hequr nga puna e burgosur oficerët e policisë si Dritan Zagani. I ka quajtur kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë Habilajt me shokë, mtë ndihmuar nga Tahiri kryenin trafik armësh e droge. Antimafia italiane ka paraqitur prova konkrete të trafikut të drogës nga Habilajt të ndihmuar nga Tahiri dhe policë,” tha Basha.
vetem doktori dhe bllou i Ilir metes nuk duhet denuar. simbas opozites qe na ka rene te na beje drejtsi.
Si provat e komunizmit hahah. Tahiri e tha vete qe i ka shitur mkinen, por kjo nuk eshte prove, hajde opozite qe kan shqiptaret e gjore.
Mjere ata qe e ndjekin pas kete te paafte……………..Koke bosh dhe fodull i peshtire.
Po kot’paguajme peokurore ne Shqiperi. Prokurori me i mire qenka Basha. Paska humbur kot kaq vite. Sanço Panço.
..keni bere nje gjurulldi te papare..po presim FBI-ne e Lu-se ne nentor ,..te shohim ke do kape lapsi…ke vrare..ke qene nje minister ,qe ke vrare….mos u prif !!
Hiqeni këtë “qurra-lepër”, sepse m’u kthyen zorrët përpjetë…!!! Yyyyyyyyyyyyyyyyyysht…. jashtëqitje të këtij kombi….!!!!!
Po akti i kontrollit për vjedhjen që bëre ti hajdut nuk qe provë? Po vrasjet që bëre në bulevard me koburet e tua të gardës çfarë ishin? Po firma jote për shitjen e detit çfarë ishte? Po Gërdeci i shefit tënd e i familjes tënde politike çfarë ishte? Pse nuk ishe në këto raste po kaq “parimor e kaq dashnor i luftës kundër krimit” ti fundërinë politike dhe kriminel ordiner?! Edhe po të ishte i përlyer Sajmir Tahiri, vetëm për faktin se e kërkoni në burg ti e sorollopi juaj nuk duhet të preket. Pa shkuar ju në burg, pa dhënë ju llogari para një drejtësie të pastruar nga kriminelët, asnjë hap tjetër për drejtësi nuk ka vlerë në Shqipëri.