Plagosje me armë zjarri në Lezhë, qëllohen dy këmbësorë nga një veture në ecje e sipër

22 Tetor 2017, 19:51Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin mbrëmjen e sotme. Dy persona janë plagosur me armë zjarri ndersa po lëviznin me këmbë në trotuar..

Policia e Lezhës ka dhënë detajet e para në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
“Policia bën me dije se më datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital ku po u jepet ndihma e parë mjekësore.”,-njofton policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje