Rama: 4 vite më parë policët vriteshin rrugëve si pula, vetëm në pak muaj kemi sekuestruar 35 mln euro nga asetet kriminale

22 Tetor 2017, 11:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë krahasim me policinë që ishte para katër viteve dhe që është sot.

Duke folur para forvace blu në Ministrinë e Brendshme Rama u ndal edhe në vrasjet e krerëve të policisë vite më parë.

“Nuk krahasohemi me më parë, nuk ka asnjë krahasim me më parë, atëherë policia ishte inekzistente, atëherë komisarët e policisë vriteshin si pula rrugëve, ma thoni nëse e kam gabim, kujtoj disa funerale që unë si kryetar i opozitës kam ardhur në nderimin e komisarëve të vrarë rrugëve si pulat”- tha Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu renditi edhe me fakte rezultatet e punës së tyre deri më tani, ku theksoi se nga aksioni i ndërmarrë pak kohë më parë nga policia kundër të “fortëve” dhe aseteve të tyre kriminale shkon në vlerën e 35 milionë euro.

“Ka nisur edhe ky sulm konstant. Nuk besoj se duhet shumë inteligjencë për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje?

Çdo ditë, rëndom, në mëngjes e darkë, policia e Shtetit është vënë në shënjestër të pandashme, baltosur, sakatuar me fjalë papushim.

Kanë ndodhur shumë gjëra, por po ju them një. Deri tani, pa mbaruar muaji tetor i këtij viti Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 mln euro, të cilat në vitin e shkuar, deri në fundin e vitit të shkuar, ishin plot 47 mln euro.

Para të sekuestruara nga krimi. “-tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje