FOTOT / Nga kolltukët te gomat e makinave, çuditë shqiptare në “pushtimin” e rrugëve

23 Tetor 2017, 11:01Sociale TEMA
FOTOT / Nga kolltukët te gomat e makinave, çuditë shqiptare

Është bërë e zakonshme tashmë që në rrugët e Tiranës të gjesh çdo gjë. Edhe këtë fundjavë, ndërmarrjet nën varësi të Bashkisë së Tiranës kanë punuar për evadimin e inerteve të cilat kanë zënë hapësirat publike. Siç mund të shikoni edhe nga këto foto të realizuara në rrugët e kryeqytetit, punonjësve u është dashur që të largojnë që nga mobiliet e vjetra të cilët qytetarët i kanë nxjerrë jashtë përdorimit nga shtëpitë e tyre, e deri tek gomat për zënien e vendeve të parkimit.

Por një nga problemet e hasura më shpesh, janë edhe inertet. Edhe pse ligji ngarkon qytetarin që pas kryerjes së punimeve në shtëpi të bëjë dhe largimin e inerteve, jo të gjithë tregohen të përgjegjshëm sikurse është ky rast në rrugën “Shyqyri Bërxulli”, ku u është dashur punonjësve dhe automjeteve të Bashkisë që të largojnë inertet.

4 komente në “FOTOT / Nga kolltukët te gomat e makinave, çuditë shqiptare në “pushtimin” e rrugëve”

  1. maska e bardh says:

    komb legen!

    1. gerta says:

      Po ti nuk je pjese e kombit apo je ufo , ke ardh nga hena?
      Ketu e ka fajin bashkia qe e ka ne administrim dhe ja ta spjegoj.
      Kur para pallatit tim filluam te veme pengesa me dryn, por te gjitha njelloj dhe te themi jo te shemtuar se smun ti quash te bukura, na erdhi policia bashkiake dhe na I hoqi.Menduam se ky rregull do funksionoje per te gjithe njelloj.Por jo. Para pallatit nje rrugice me tutje por jo vetem, kush te mundte I kishte mbajt keto pengesa. Nuk e di pse ky diferencim. Ky Erjoni duket goxha I “motivuar” per ta rregullu tiranen se ne lajme e shohim perdite .
      Realiteti I parkimit le shume per te deshiruar te mos them qe eshte bere makthi I banoreve te Tiranes me makina. Dhe vendet per parkim me leke shpesh here I shef bosh. Te pakten banoret duhet te kene nje vend para shtepise tyre per mjetin, te tjeret kane plot me pagese sikurse une paguaj kur shkoj matane shpise time.

  2. rudina says:

    Ta vendosi lali Eri rezidencen per te gjitha zonat e tiranes pastaj e shef ka apo jo rraqe neper rruge.
    Te vetmit qe po e vuajme mosmarrjen e statusit te rEzidentit jane banoret te cilet nuk gjejne me vende parkimi afer shtepise se tyro. Duhet te bredhesh gjysem ore deri ne nje ore per te gjet ndonje vend, por mund te marresh edhe ndonje gjobe per rrip se nga merzia qe ke hyp e zdryp nga makina sa here te esht duk se e gjete me ne fund, te kap policia qe rri e gatshme. Dhe aty arrin kulmi I durimit kur mundohesh tja shpjegosh policit qe sapo hypa dhe ja sa po e vija rripin.Nderkohe te gjithe ato qe kane qef te pijne nje kafe dhe duan te reklamojne makinat e bukura kalojne nga rruget kryesore te tiranes dhe ti prit te mbaroje kafen lezhjani,beratsi fieraku etj qe te parkosh te shpia.
    O lali Eri beje tiranen sic e ke nis me residence per te gjithe banoret e tiranes me urgjence dhe kush te doje te pije kafe ne qender te qytetit dhe rruget kryesore te paguaje parkimin e bashkise .Keshtu edhe ti fiton edhe ne banoret e tiranes qe po heqim picirin prej dy muajsh.

  3. Srbski says:

    Hajde shifni Ameriken, se mund te gjeni dhe koka njerezish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje