Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka një këshillë për të gjithë ata që bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve.
Në një postim në Facebook, ai u sugjeron të gjithë atyre që bëjnë surpriza publike me urimet, që t’i heqin sërish zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.
“Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje”, thuhet në postimin e kryebashkiakut Veliaj në Facebook.
Kohët e fundit është kthyer në një trend që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve të shohësh zbukurime të tilla ku qytetarët, veçanërisht të rinjtë, i urojnë ditëlindjen apo festa të ndryshme njerëzve të dashur. Por për fat të keq, pas feste “harrojnë” që t’i largojnë. Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e neglizhencës së qytetarëve.
MIRMENGJEZ .EDHE KETE ZONE KA NGEL PA PASTRU ENE ATE PASTROJE MIRE SE ESHTE BLLOK RRETHUES SE RRINE SI PULA VETEM NE KAFAZ DHE NUK NDJEHEN SHUME ANDEJ VETEM TE KISHE QENE KA LAQJA JONE KISHIN DAL PULAT NGA KAFAZI E NUK KISHTE GJE ME I KAP GJELI . PO PASTAJ ,KE ZONE DO ZBUKUROSH ME DRITA QE TE PELQEN AMBJENTI SHUME, KUR TE MBAROSH SE PASTRUARI ,MA’ HA MENDJA TE BASHKIA Z.ERION NUK TE KA VENE NENA GJUME SE NUK E DIN SE KU JE KE EC PERPARA PER TE MIREN E QYTETIT DHE QYTETAREVE, DO FILLOJNE TE RRIN JASHTE SEPSE CFAR KA QEN JASHTE ,JANE FYT NEPER FAMILJE RESPEKTE