Me sytë tek rrugët. Investimet nga skema “1 miliard euro”

25 Tetor 2017, 20:03Ekonomia TEMA

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri deklaron se brenda dy vitesh pritet të përfundojnë punimet në tre projekte rrugësh, të cilat kanë vite që janë zvarritur.

Gjiknuri i është referuar projekteve si rruga Tiranë-Elbasan dhe bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ndërkohë që në buxhetin e këtij viti janë edhe tre projkete të reja që financohen.

“Do vijojë pjesa e unazës nga rrethrrotullimi “Shqiponja” tek bulevardi i ri, do hapet bypass-i i Tepelenës duke kompletuar rrugën nga Levani në Gjirokastër dhe Kakavijë, që do të lidhet më pas edhe me Kardhiqin. Kjo do të na krijojë mundësi të hapim edhe projektin Korçë-Ersekë, pra lotin tjetër të rrugës pasi i pari ka përfunduar”, thotë Gjiknuri për Top Channel.

Por skema 1 miliard euro e partnertetit publik-privat do të mundësojë ndërtimin e disa akseve të tjera kombëtare gjatë këtij mandati qeverisës.

“Do të përcaktojmë disa prioritete kyçe për akset kryesore kombëtare si Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe rrugën e Kardhiqit që lidh pjesën e Tepelenës dhe Sarandës, një aks shumë i rëndësishëm kombëtar”, thotë Gjiknuri.

Sipas formulës, ndërtimi duhet të përfundojë brenda 3 vitesh dhe më pas paguhet me këste nga qeveria. Ndërkohë, projketi tjetër i rëndësishëm në infrastrukturë për qeverinë është hekurudha Tiranë-Durrës, tenderi për të cilën sipas Gjiknurit do të hapet vitin e ardhshëm pas vonesave të akumuluara nga administrata e kaluar.

7 komente në “Me sytë tek rrugët. Investimet nga skema “1 miliard euro””

  1. Banda PS v Banda Hajdarve says:

    ohohoohohohoohoh, le te perqendrohemi pak te investimet e Gjiknurit…a i ka djeg ndopak edhe ketij, nje tjater rilindas mafjoz?

  2. Xha Braho says:

    Bejini keto akse brenda mandatit tuaj te dyte dhe do te hyni ne histori. I vleresoj te gjitha projektet por sidomos korridorin Kardhiq-Delvine qe do ti jape frymemarrje turizmit ne perlen e jugut tone Saranden. Flm dhe suksese.

    1. Projekti says:

      Ca thua ti more? Gje e madhe te duken keto? Sa per te hyre ne histori? Hahahaha. Po rruget e tjera, portet moderne te peshkimit, portet turistike, aeroportet turistike, shkollat profesionale per industrine (elektronike, mekanike, farmaceutike, tekstile, kimike etj), hekurudhat nga veriu ne jug, zonat ku mungon energjia elektrike, fabrikat, spitalet dhe shkollat me kushte moderne ? Me keto hapa qe po ecen Shqieria, eshte e sigurt qe do jemi vite drite prapa Europes perendimore edhe ne te ardhmen. Te vetmet gjera qe qeveria po ben mire dhe me shpejtesi sa per te hyre ne histori jane droga dhe emigrimi. Edi e vertetoi qe eshte binjak me Saliun dhe Tosin.

  3. Flamur says:

    Rrugët mbarojnë për 3 vite, pak para zgjedhjeve do priten shiritat pastaj populli do i paguajë sa frëngu pulën për shumë vite më vonë. Plan i përsosur, kështu mund të investohen tërë paratë e fituara nga Habilaj me shokë dhe kthehen pastaj të pastra e të shumfishuara.

  4. like says:

    Lulit po i lshon goja long.

  5. Ada says:

    Keto rruge nuk i duhen askujt jane akse te panevojshme me tunele e ura te panevojshme dhe preventiva te fryre. Nje pjese e parave do te vije nga buxheti i shtetit dhe kjo do te jete kosto reale e ketyre rrugeve. Ne do te paguajme takse per te udhetuar per rruge te paguara nga parate e taksave tona.

  6. muharrem says:

    Ginjeshtra dhe vetem ginjeshtra e premtime kot per nje popull injorant si une qe i ha komplet denglat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje