Pas qëndrimit që kryeministri Edi Rama ka mbajtur me gazetarët pas seancës së sotme plenare, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit Tahiri, të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe ky i fundit. Pasi ka lënë sallën e Parlamentit, pas fjalës së shkurtër drejtuar kolegëve të tij, deputeti Saimir Tahiri i është drejtuar banesës së tij.
Por aty ka vënë re praninë e kamerave dhe gazetarëve, që në fakt për shkak të ndjeshmërisë së madhe publike që ka kjo çështje, kanë qenë në raportim të vazhdueshëm.
E me sa duket ky fakt e ka shqetësuar jo pak ish-ministrin, i cili u ka kërkuar gazetarëve të mos qëndrojnë para shtëpisë, pasi shqetësojnë familjen e tij.
“Pse rrini këtu akoma? Nuk ka asgjë për të folur”, u tha Tahiri gazetarëve./ BW/
Atyre gazetareve,jo nje tufe me zagare ter medias,por sikur nje qen rrugesh tu lehi tek kazani i shtepise,lajmerojne policine.
Gazetar keta? Jo jo keta Jane gjithe parazitet shqiptar qe paaftesine e tyre per te punuar ne sektor te vlefshem per zhvillimin e Shqiperise e kane zevendesuar me rehatin per ti sherbyer Berishes dhe kriminelve te vertet me sharje pa fund e thashetheme grash te deshperuara, se formim gazetaresk, si ekziston ne gjithe boten, as behet fjale..per keta klunet qe vetem ne cirk mund te ishin te vlefshem ..leter tualeti vlen shkrimet e tyre por qe duhet sugjeruar te vejne fytyren e Berishes ne keto letra tualeti se me siguri do ti shitej me shumice dhe nuk rrezikojne falimentimin pastaj….
Po leri, mo lumëmadh, çfarë humbe?! Në një qytet një pijaeci i qepeshin prapa turma çunakësh për të dëgjuar ndonjë batutë të tij, të cilat i kish të lezeçme. Edhe ai bezdisej prej tyre po nuk u fliste, përkundrazi i vlerësonte si të parrezikshëm, duke u thënë kalimtarëve me të cilët këmbehej: shkoni, shkoni, se s’u hanë.