Turqia paralajmërim të fortë Greqisë: Mos pranoni puçistët, ndryshe...

25 Tetor 2017, 16:30Bota TEMA

Në një takim me homologun grek, Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka paralajmëruar Greqinë të mos bëhet strehë e sigurtë e puçistëve turq.

Sipas statistikave që ai ka paraqitur në konferencën e përbashkët, pas përpjekjes së dëshpëruar të grushtit të shtetit në Turqi, 995 shtetas turq kanë kërkuar azil politik në Greqi, për të cilët Cavusoglu kërkon të vlerësohen nëse ndodhen në rrjetin e klerikut Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson si udhëheqës të këtij komploti.

“Ne nuk duam që fqinji ynë Greqia, me të cilin po përmirësojmë lidhjet tona në bazë të besimit, të jetë një strehë e sigurtë për gylenistët. Prandaj, ne besojmë se do t’i vlerësojnë këto aplikime në përpikmëri dhe përputhje me ligjet dhe Kushtetutën greke, e nuk do t’u besojnë këtyre tradhtarëve”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Gjyqësori merr vendime për ata që kërkojnë azil në Greqi. Disa janë të kënaqur me këto vendime, disa nuk janë. Unë jam i vetëdijshëm për këtë, por ne duhet ta respektojmë atë”, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Përveç shumë mosmarrëveshjesh që kanë Ankaraja dhe Athina, për sa i përket shelfit kontinental në Egje dhe zonave ekonomike ekskluzive, si dhe çështjes qipriote, marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s u tensionuan majin e kaluar, pasi dy vendime të gjykatave greke kanë bllokuar kërkesat për ekstradime të 8 ushtarakëve turq, të cilët u arratisën me helikopter pas grushtit të shtetit dhe kërkuan azil politik në Greqi.

Megjithëse Ministria e Jashtme greke e vlerësoi me nota pozitive takimin e dy homologëve, e më pas pritjen që i bëri presidenti turk zotit Kotzias, përshtypje negative krijoi mosrespektimi i protokollit për mungesën e flamurit grek në këtë takim, gjatë të cilit, kryediplomati i Greqisë ka ftuar Recep Tayyip Erdogan për një vizitë zyrtare në Athinë.

5 komente në “Turqia paralajmërim të fortë Greqisë: Mos pranoni puçistët, ndryshe…”

  1. Juglindori nga Korça says:

    Ketu , nuk shikoj asnje paralajmerim , e aq me pak “te forte” , por shikoj injorancen dhe konceptin antidemokratik te shtetit turk , ne lidhje me drejtesine . Qeveria turke , nuk e ka idene qe , ne nje vend demokratik evropian , organet e drejtesise jane te pa varura dhe nuk varen aspak nga qeverite perkatese . Kete injorance , shteti turk dhe Erdogani , e kane manifestuar edhe ne kerkesat e vazhdushme ndaj SHBA-se per estradimin e Gulenit , edhe ndaj shteteve te tjera demokratike per estradime gulenistesh , a thua se , estradimet varen nga qeverite dhe jo nga gjykatat perkatese . Merreni me mend , se ne çfare shkalle te mjeruar eshte demokracia ne shtetin turk te Erdoganit .

  2. tfgs1 says:

    Koztias[turkut[:nese doni ndonje gylenoalvanos po jua dergojme menjehere………….

    1. .. says:

      Hahahaaaa, je madhe …. shum e bukur kjo.

  3. Alban Hamzai says:

    Titulli tregon nivelin e ulet te disa gazetareve shqiptare .Duhet te dini se ne Kohen e sotme lajmet I lexojme edhe nga shtypi I shteteve te tjera e ne shume raste para se te shkruhen ne shtypin shqiptar .Prandaj te jeni ne nivelin e duhur . Nga ana tjeter ne Turqine e sotme ,ashtu si dhe ne Shqiperine e sotme , u duket e pamundur qe pushteti gjyqesor te jete I pavarur nga pusteti ekzekutiv . Prandaj Turqia e sotme ,ashtu si dhe Shqiperia e sotme ,jane jo vetem mbrapa,por edhe anash ,persa I perket nuvelit te demokracise . Dhe qe ti jap fund komentit ,jo vetem qe Turqia nuk I dha asnje paralajmerim Greqise ( kjo eshte ne fantazine e artikullshkruesit ,sepse mburrja e Turqise konsiderohet patriotizem ne Shqiperi) ,por Turqia falenderoi Greqine per perkrahjen qe I jep etj.etj. Ju lutem shume botoni komentin tim!

  4. stambolliu says:

    Po me bete terci-verci i tha Erdogani buzukun ne bithe do tju ja fus prandaj urte mos u ndjeni dhe lepini koqen time ne Qipro baxhella greke popull kurve u shkerdhyet 500 Haremeve te Sulltanit dhe s’kenk piken e turpit sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje