Europa më së fundmi duket se e ka lënë pas krizën e vet ekonomike shumëvjeçare, por ajo mbetet e pazgjidhur. Për çdo arsye për optimizëm, duket se ka gjithnjë një shkak për shqetësim.
Në qershor 2016, një shumicë e ngushtë votuesish britanikë zgjodhën nostalgjinë për të shkuarën e shekullit 19 ndaj çfarëdo premtimi që mund të ketë shekulli 21. Ndaj ata vendosën të hidhen nga një humnerë në emër të “sovranitetit”. Ka shumë prova që sugjerojnë se Mbretërinë e Bashkuar e pret një largim i vështirë. Një cinik do të theksonte se do të duhej një “sovranitet” që funksionon siç duhet për të pakësuar impaktin.
Në Spanjë, qeveria e rajonit autonom Katalunjës po kërkon gjithashtu sovranitet. Por qeveria aktuale spanjolle nuk po persekuton, burgos, torturon dhe ekzekuton popullin e Katalunjës, siç bëri dikur diktatura e gjeneralit Françisko Franko. Spanja është një demokraci e qëndrueshme dhe një anëtare e Bashkimit Europian, eurozonës dhe NATO-s. Prej dekadash, ka ruajtur sundimin e ligjit sipas një kushtetute demokratike që është negociuar nga të gjitha partitë dhe rajonet, përfshirë Katalunjën.
Më 1 tetor, qeveria katalane mbajti një referendum pavarësie ku më pak se gjysma – disa vlerësime thonë një e treta – e popullatës së rajonit mori pjesë. Nga standardet e BE-së dhe OSBE-së, votimi nuk mund të pranohej kurrë si “i lirë dhe i ndershëm”. Përveçse është ilegal nga kushtetuta spanjolle, referendumi nuk kishte as një regjistër votimi për të përcaktuar se kush mund të merrte pjesë.
Referendumi ‘alternativë’ i Katalunjës tërhoqi një goditje nga qeveria e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, i cili ndërhyri për të mbyllur qendrat e votimit dhe për të penguar votuesit. Kjo rezultoi të ishte një marrëzi e nivelit të lartë, sepse imazhet e policisë duke u përballur me protestues të paarmatosur i dhanë një legjitimitet separatistëve. Asnjë demokraci nuk mund të fitojë në këtë lloj konflikti. Dhe në rastin e Spanjës, mësymja krijoi imazhe që i ngjanin luftës civile 1936-1939 të vendit – traumës më të madhe historike sot e kësaj dite për Spanjën.
Që Katalunja të arrijë pavarësi, duhet të gjejë një mënyrë që nuk përfshin Spanjën apo BE-në. Spanja, me mbështetjen e shumë shteteve të tjera anëtare që shqetësohen për lëvizjet pasuese brenda tyre, do të bllokojë çdo përpjekje katalane për anëtarësi në BE apo eurozonë. Pa anëtarësi në tregun e përbashkët europian, Katalunja do të përballej me perspektivë të errët të transformimit nga një ekonomi në lëvizje në një vend të varfër dhe të izoluar.
Por pavarësia për Katalunjën do të ofronte një problem fundamental për Europën gjithashtu. Si fillim, askush nuk do të përsëritet një ndarje e Jugosllavisë, për arsye të qarta. Por, më tepër, BE-ja nuk mund të tolerojë shpërbërjen e shteteve anëtare, sepse këto shtete përbëjnë thelbin e saj.
BE-ja është një lidhje e shteteve, jo rajoneve. Megjithëse rajonet mund të luajnë një rol të rëndësishëm në BE, ato nuk mund të jenë një alternativë për shtetet anëtare. Nëse Katalunja do të vinte një precedent të ndarjes, duke inkurajuar rajone të tjera të pasojnë këtë, BE-ja do të hynte në një krizë të thellë ekzistenciale. Në fakt, dikush mund të argumentojë se asgjë më pak se e ardhmja e BE-së nuk vihet në rrezik në Katalunjë sot.
Për më tepër, synimi origjinal i BE-së ishte të tejkaloheshin problemet e shteteve duke integruar – e kundërta e ndarjes. Ajo supozohej të kalonte sistemin e shtetit që kishte rezultuar aq shkatërrimtar në gjysmën e dytë të shekullit 20.
Për shembull, Irlanda e Veriut, që rezultoi të ishte një shembull perfekt se si integrimi mund të tejkalojë kufijtë kombëtarë të BE-së, të ndërtojë ura mbi përçarjet historike dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet. E njëjta gjë mund të thuhet për Katalunjën, që në fund të fundit ia ka borxh të gjithë suksesin ekonomik pranimit të Spanjës në BE në vitin 1986.
Do të ishte historikisht absurde që shtetet anëtare të BE-së të hynë në një fazë përçarje dhe disintegrimi në shekullin 21. Përmasat e mëdha të aktorëve të tjerë globalë – Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara – e kanë bërë më të nevojshme integrimin më të thellë europian dhe atë të marrëdhënieve ndërkomunitare.
Shpresojmë që arsyetimi të prevalojë, veçanërisht në Barcelonë, por edhe në Madrid. Një Spanjë demokratike e paprekur është shumë e rëndësishme për t’u vënë në rrezik nga mosmarrëveshjet për alokimin e të ardhurave nga taksat mes rajoneve të vendit. Nuk ka alternativë përveç që dy anët të negociojë dhe të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme për të dyja që i përshtatet kushtetutës spanjolle, parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit.
Eksperiencat e miqve dhe aleatëve të Spanjës mund të jenë ndihmuese këtu. Gjermania, ashtu si Spanja është e organizuar si federatë. Megjithatë edhe në Gjermani, asgjë nuk është aq e vështirë sa negociatat për transfertat fiskale brenda qeverisë federale dhe shteteve individuale – mes rajoneve më të pasura dhe më të varfra. Por një marrëveshje mund të arrihet gjithnjë me kalimin e kohës dhe qëndron derisa të ngrihen të tjera mosmarrëveshje që sjellin negociata të reja.
Sigurisht, paraja është e rëndësishme. Por nuk është aq e rëndësishme sa angazhimi i përbashkët i europianëve ndaj lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Begatia e Europës varet nga paqja dhe stabiliteti, dhe paqja dhe stabiliteti në Europë varen së pari dhe më e rëndësishmja nga fakti nëse europianët do të luftojnë për këto vlera./Birn/
Marrë me autorizim nga Project Syndicate.
Ky shkrim kerkon te legjetimon okupatorin, krimin dhe shfrytezimin.
Spanja terroriste e Frankos te dali jashte Katalonise dhe Baskeve sa nuk jane rrokur armet.
Nuk ka me budallenj sot.
Spanja te ndahet si Cekodllovakia pa lufte dhe ti leri te lira Barcelonen dhe Basket.
Ne kete artikull nuk flitet se Katalunja eshte provinca autonome qe perben 20%te PIB (produktit te brendshem brut) te ketij shteti qe quhet Spanje dhe qe nga sistemi I kompensimit merr nga shteti spanjoll 15% dhe kuptohet me se miri pse nuk njeh Kosoven si shtet qe shpalli pavarsine qe e fitoi me gjak. Nuk thuhet qe Katalunja eshte nje komb dhe qe ka gjuhen dhe zakonet e veta. Nuk thuhet gjithashtu qe kur katalanet kerkuan nje statut autonomie qe u miratua nga parlamenti spanjoll partia popullore qe eshte ne fuqi apeloi dhe gjykata kushtetuese perfaqsuesit e se ciles zgjidhen nga partite dmth me kriter politik te njojtur dhe aspak te panjeanshem hodhi poshte shume kerkesa per nje autonomi me te gjere. Vite te tera qe kerkojne te drejtat e tyre dhe qe asnjehere nuk jane marre parasysh. Vite te tera manifestimesh paqesore qe I kane treguar botes dhe kesaj Evrope qe jane nje komb paqesosor dhe i civilizar.Ne artikull flitet per Europen e bashkuar qe mos te jete Europe e rajoneve. Nuk flitet qe kjo Evrope e bashkuar le emigrantet ne mes te detit. Nuk flitet qe kjo Spanje kaq demokratike nuk ploteson kerkesat e kesaj Europe per mbajtjen e Kupit qe duhet te permbushin per emigrantet qe i jane caktuar. Nuk flitet qe kjo Spanje kaq demokratike ka te burgosur politike ne burgje. Kane burgosur dy perfaqsues te dy organizatave katalane qe mbrojne gjuhen dhe te drejtat e ketij populli. Kur ligjet nuk jane te drejta duhen ndryshuar ashtu si I ndryshojne kur i intereson. E drejta per vetevendosje eshte e drejte nderkombetare dhe kjo Europe kthen koken nga ana tjeter kur shkelen te drejtat flagrante te njeriut siç eshte e drejta e votes. Kjo Europe vazhdon te ktheje koken nga ana tjeter kur sheh imazhe flagrante te policise qe perdor dhunen kunder njerezve te pambrojtur qe donin te ruanin kutite e votimit dhe te votonin. Kjo Europe nuk mund te ktheje koken kur qeveria ne fuqi do perdor te gjitha mjetet qe ka ne dore sepse ka fuqine per te hequr autonomine e fituar me vite te ketij vendi qe kerkon te quhet komb sepse eshte komb. Te shohim reagimin e kesaj Europe dhe komentet e tjera.