Në referendumin që u mbajt të dielën u votua 95% në favor të zgjerimit të autonomisë për rajonin e Lombardisë, ndërsa 98 % për atë të Venetos.
Në Veneto, një rajon i pasur me shtëpi, biznese ka një ndjenjë të fortë autonomie në traditën e Venedikut, një qytet-shtet për një mijëvjeçar. Votuesit shprehën dëshirën e tyre që rajoni të fitojë të drejta shtesë dhe kushte të veçanta të autonomisë bazuar në një formulim që është regjistruar me Kushtetutën italiane. Natyra dhe shtrirja e kësaj autonomie tani do të negociohet me Romën dhe nëse do të ketë marrëveshje duhet të ratifikohet nga Parlamenti italian.
“Votoja që Veneto të fitojë më shumë pushtet në një Itali më të fortë dhe më federale. Jo për ego, po për një qeverisje të mirë “, shkruajti në Tëitter kryebashkiaku i qendrës së djathtë i Venecias, Luigi Brouniaro.
Matteo Salvini, lideri i ekstremit të djathtë Lega Nord, partia që ka fuqi në të dy rajonet dhe ka promovuar në mënyrë aktive referendumin, përgëzoi miliona qytetarëve të cilët në këtë mënyrë bënë thirrje për një politikë “më efektive” dhe më pak “burokratike”. Në favor të “po-së” kanë dalë edhe qendra e djathtë e Forza Italia partia e Silvio Berlusconi, Lëvizja Pesë Yjet dhe shumë sindikata. Nërsa Partia Demokratike e qendrës së djathtë nuk mori qëndrim.
Lombardia me 10 milionë banorë dhe Veneto me 5 milionë janë ndër rajonet më të pasura të Italisë dhe kontribuojnë në mbi 30% të GDP-së së vendit. Mbi të gjitha, ata kontribuojnë në buxhetin e shtetit me rreth 70 miliardë euro në vit në taksa.
Aata kërkojnë që të marrin nga qeveria të paktën gjysmën e këtyre parave për të rritur shpenzimet publike në rajonet e tyre për infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim. Denoncojnë keqmenaxhimin nga shteti dhe duan përdorimin efektiv të fondeve publike dhe një tjetër marrëdhënie me qeverinë qendrore. Ata gjithashtu kërkojnë kompetenca më të mëdha në drejtim të sigurisë dhe emigracionit – diçka që do të kërkonte një rishikim të Kushtetutës.
ja se edhe n shqipni do behen referendume ne nje te ardhme te afert dhe do kemi kto shtete te reja.
Korca do dali Republik m vete dhe do shkeputet nga Ballkani dhe do krijoj nje lidhje te vecant me Francen sikurse Monte Karlo. emrin do ta ket Korce Karlo.
kurse Himara dihet mo,per ke greku e kan marr vrapin dhe do bashkohen me greqin, si krahin me vlera te vecanta. ne aspektin nderkombtar do jet shtet xhuxh. si Andorra.
dropulli do behet shtet me vete,i pavarur dhe do ket monedhen e vet Drouro. marrdhenije te mira me gerrqin.
Tirana dhe durrsi do bashkohen,do fusin edhe kavajen n “xhep” dhe Elbasanin dhe do krijojn shtetin e pavarur Tirdurrsan. marrdhenije me ameriken .paraja do jet dollari. turqija do jet partner total.
mbasi Korce Karlo te ndertoj nje sukses te jashtzakonshem ekonomik e social kulturor,me referendum shtese me te do bashkohen edhe pogradeci dhe kolonja duke kriju republiken Korcako.
nderkaq shkodra dhe lezha do krijojn shtetin e Drishtit ku do fusin koken nje hale me malok dhe do behet muti mullar,nje infeksjon ne ballkan.
krahinat e tjera do mbeten te lira dhe nga ato njerzit do fillojn me emigru si rrefugjate neper kto shtete xhuxh te sapokrijum qe do jen te suksesshem.
sala do ngelet ne shpell ne doberdol se s do ket shtet qe ta pranoj. bashk me nje grusht malokesh me qeleshe dhe pushk mas bythe.