Hakmerret ISIS, vret barbarisht 116 civilë

23 Tetor 2017, 16:26Bota TEMA

ISIS ka vrarë të paktë 116 civilë gjatë një sulmi në një qytet qendror të Sirisë, i kontrolluar nga xhihadistët.

Trupat e tyre u gjetën në Qaryatayn, në provincën Homs. Shumica prej tyre janë qëlluar ose janë therur për vdekje nga ISIS për “bashkëpunimin”.

Deri tani janë identifikuar 67 persona që që thuhet se janë vrarë nga IS ose forcat qeveritare.

Por nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga qeveria siriane apo media shtetërore, raporton BBC.

Qaryatain, rreth 100 km  në perëndim të qytetit antik të Palmiras, u pushtua nga ISIS në gusht 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje