Një zbulim i ri në Gjermani, mund të rishkruajë historinë e njerëzimit

22 Tetor 2017, 15:54Bota TEMA

Disa arkeologë gjermanë kanë zbuluar disa dhëmbë fosile, datimi i të cilave i vlerëson të rreth 9.7 milionë vjetëve më parë. Zbulimi i ri mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, duke i dhënë më shumë pikë teorive që flasin për origjinën e specieve njerëzore jashtë kontinentit afrikan. Lajmi u dha nga gazeta britanike “The Independent”.

Sipas ekipit të arkeologëve të përfshirë në zbulim, dhëmbët janë të ngjashëm me gjetjet e tjera në Etiopi dhe që i përkasin skeletit të Lucyt, një paraardhëse e qenies njerëzore prej të paktën 3.2 milion vjet më parë.

Lucy është konsideruar prej kohësh si hallka e humbur e evolucionit nga primatët tek njerëzit. Por zbulimi gjerman e vë në dyshim këtë argument sepse dhëmbët e gjetura në shtratin e lumit Rhine, pranë qytetit Eppelsheim, nuk i ngjajnë asnjë prej të tjerëve që i përkasin llojeve të ndryshme fosile të gjetura në Evropë ose Azi.

Ky zbulim tani mund të revolucionarizojë mënyrën në të cilën konceptohet historia evolucionare e njeriut. Mbetjet e gjetura në të vërtetë theksojnë tezën e origjinës “jo-afrikane” të njerëzve.

Duke qenë se gjendja evolutive e dhëmbëve të gjetura në Gjermani është e ngjashme me Lucyn, por me pothuajse pesë milionë vjet më shumë, drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore në Mainz, Herbert Lutz, e ka quajtur zbulimin “një goditje e madhe e fatit, por edhe të një mister të madh”.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Mainzit, Michael Ebling, i cili njoftoi zbulimin në një konferencë shtypi, ky zbulim mund të na detyrojë që të “rishikojmë historinë e njeriut primitiv.” “Unë nuk dua ta dramatizoj shumë zbulimin, por nuk është ekzagjerim të supozohet se duhet të fillojmë që të rishkruajmë historinë, pas zbulimit që njoftojmë sot,” tha Ebling.

Mbetjet e gjetura në Eppelsheim në fakt do të konfirmonin praninë e hominidëve në Evropë disa milionë vjet më herët. Teoritë aktuale argumentojnë se qeniet njerëzore moderne janë shfaqur në Afrikë mes 400 mijë dhe 200 mijë vjet më parë, dhe pastaj u larguan në pjesën tjetër të botës vetëm 70,000 vjet më parë. /Bota.al/

7 komente në “Një zbulim i ri në Gjermani, mund të rishkruajë historinë e njerëzimit”

  1. profesori says:

    e nuk I shmangemi dot te vertetes qe jemi krijesa te alienve.
    alienet e ardhur nga galaktikat etjera apo nga universet e tjera u vendosen ne planetin tok sikurse sot ndonje grup rinor shkon per piknin ne mallet e llogaras ne nje nat te bukur vere plot yje dhe nderton kampingun me cadra dhe thupra rrethanore dhe ndez zjarr me druret e zones. dhe pas nje jave rikthehen ne qytetnim .
    edhe alienet. ishin ne kamping ne Tok,ju deshen ca sherbetor per me bo punet e rendomta,me ndez zjarr me ndertu cader(pallatet hyjnore te heleneve ,zeus..etj) ju deshen sherbtor me pergatit ushqim me dal per gjah etj etj,dhe me njohurit e tyre te abvancuara fabrikuan njeriu si nje miksture e majmunit me genet e tyre aliene.se sherbetori duhet te jet si qeni,besnik,por edhe si njeriu,inteligjent qe te kuptoj komandat te flasi te mendoj. a nuk jemi ne sot e ksaj dite disa qener fetar? falemi te zoti (alienet) sepse na e kan fut ne gen nenshtrimin karshi tyre,si skllevet te tyre.

  2. Xumi says:

    Eh si do e linin gjermanet teorine ‘ qe njeriu ka ardhur nga Afrika’. Pse kot i vrane njerzit me teorite e rraces ariane ata?

  3. vang says:

    Nje pegjigje komentuesit::.”PROFESOR”:: Eshte shkencerisht e pamundur(nese keni sadopak shkollim) qe majmuni dhe alieni eshte njeriu antropomorf.Para 40 mije vjetesh kishte dy lloje speciesh qe kishin zhvillim te njejte: kromanjoni dhe homo sapiens.Ata nuk ishin kundershtare por ne asnje menyre nuk pati midis tyre nje kryqezim, vazhdim,pamevaresisht se jetonin ne grup.Por sipas antropologeve homo sapiens mbijetoi.Fakti qe keto dy specie me stad zhvillimi te njejte por me nje ndryshim sado te vogel gjenetik te pa kuptueshem nuk u kryqezuan.Si eshte e mundur te kryqezohej nje”majmun” dhe nje alien qe dihet se do te kene ndryshime gjenetike teper te medha???Ketu kemi rastin e gomarit me kalin dhe mushka del shterpe.

    1. PidhiISateme says:

      Me fal o vang po kryqezimi nuk behet vetem me te q_re, behet edhe ne epruvete me kombinim genesh. Pastaj kromanjoni dhe homo sapiens jane e njejta gje or tyç. Ti e ke fjalen per neandertalin, po kur ua bene kete mesim ti ishe me grip e nuk ke qene ne shko,,e ate dite.

  4. pseudohistoriani says:

    Kuptohet, ata dhembe me siguri jane Gjermane. Ata ishin te paret prandaj ju takon komtinenti
    Kete e dinte dhe Hitleri, prandaj luftoi te rimerte pronat e grabitur

  5. mohikani says:

    NE jemi ZOT ne ket toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje