Mynihu në panik, agresori sulmon me thikë kalimtarët dhe largohet

21 Tetor 2017, 13:22Bota TEMA

Një person i armatosur me thikë ka plagosur pesë kalimtarë të rastit në Mynih të Gjermanisë e është larguar nga vendi ngjarjes. Policia ka nisur një operacion masiv kërkimi të agresorit që përshkruhet si një burrë rreth të 40-tave, ka një biçiklete e një cante shpine.

Asnjëri prej të lënduarve nuk është në gjendje kritike për jetën. Incidenti ndodhi në stacionin e metrose Rosenheimer ( rozenhajmer) në sheshin qëndror të qytetit.

Në faqen e saj në Twitter, policia e Mynihut sqaron se po e kërkon sulmuesin me të gjitha forcat që ka në dispozicion. Autoritetet i kanë këshilluar banorët e zonës të mos dalin nga shtëpitë derisa i dyshuari të ndalohet. Për momentin, nuk ka asnjë të dhënë mbi motivin e këtij sulmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje