Presidenti turk Recep Tayip Erdogan deklaroi të shtunën se nuk mund t’i konsiderojë Shtetet e Bashkuara një “vend të civilizuar” pas urdhër-arresteve të lëshuara për truprojat personale lidhur me ngjarjen e ndodhur në maj gjatë vizitës së tij.
“Nëse Amerika lëshon urdhër-arreste për 13 truprojat e mi në një vend ku më kishin ftuar, atëherë më falni por unë nuk mund ta quaj atë një vend të civilizuar”, tha Erdogan.
Mbi 10 persona mbetën të plagosur në maj gjatë një proteste përpara ambasadës turke në Uashington, ku manifestuesit u përleshën me truprojat e presidentit.
Në qershor, autoritetet amerikane lëshuan urdhër-arreste për 16 persona në lidhje me incidentin, përfshirë truprojat, duke shkaktuar reagime të vazhdueshme të presidentit turk.
Erdogan vuri në dukje se dy nga oficerët e tij të sigurisë ishin përgjegjës për mbrojtjen e bashkëshortes së tij dhe nuk ndodheshin fare në vendin e ngjarjes.
Për protestën presidenti kishte akuzuar se ishte organizuar nga anëtarë të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, një rrjet i udhëhequr sipas tij nga Fetullah Gulen, që jeton në SHBA dhe akuzohet nga Ankaraja për grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.
Uashingtoni ka refuzuar të ekstradojë Gulen dhe vazhdoi armatimin e milicisë kurdo-siriane, që nga Turqia cilësohet si grup terrorist, duke tendosur edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe.
cudi si vende te pacivilizuar si amerika, gjermania , austria, franca dhe hollanda i bien ne qafe nje te civilizuari si erdogani
bile eshte e cudtshme se si ca vende te tjera te pacivilizuara si italia ,greqia, hollanda dhe franca i bien ne qafe nje te civilizuari si ed rama.
dhe nuk eshte cudi se keta dy te civilizuarit jane aleate strategjike te njeri tjetrit.
mgjth duket qe aleati me i rendesishem politikani me peshe nderkombetare , timonieri i madh e ka ngrene, dhe ne menyren me te turpshme te mundshme.
po te pakten me ikjen e tij shpeton shqiperia
ndersa ne turqi nuk nxitohet njeri te heqi erdoganin sepse qellimi nuk eshte ky , qellimi eshte te heqin turqine .
rruge te mbare cunat e daje semit
ose e thene me gjuhen e bandes rilindja
BRAVO CUNA
Fole ti kelysh i Janulles kunder qeveris shqiptare per llogari te Athines! Greqia shtet i civilizuar, qe kur keshtu!? Turqia mediokre e Erdoganit me siguri i rrespekton me teper te drejtat njerezore se talebanet e Athines.
Truprojat e këtij në vend të huaj rrahin njerëz dhe ky thotë janë Jo të civilizuar. T’HONGSHA mastoqet o civilizuari Sulltan pabrek
@ adi
robt ku ti keshë lexoje artikullin mire o robiqirë!
Ha,Ha……..Turqia eshte vendi me i civilizuar se USA , Enveri qenka ” gjalle” !!!!!
Ju lutem shume mos na shani nga BABA…! Ai eshte krenaria jone ai eshte simboli yne! Ai eshte super-hamomi i pazgjedhur qe lufton kaurret dhe kufiret (qafirat) me k…uran ne dore!
Lum emineja qe e ka!