REAGIMI/ Shefi i CIA-s: Nëse Kim Jong-un zhduket apo vdes, mos na pyesni

22 Tetor 2017, 20:30Bota TEMA

Nëse Kim Jong-un i Koresë së Veriut, papritmas zhduket ose vdes, CIA nuk do të thotë asnjë fjalë, deklaron drejtori i saj.

Mike Pompeo u tha zyrtarëve të sigurisë në një konferencë në Uashington se agjencia e spiunazhit nuk do të thoshte publikisht asgjë që ka të bëjë më atë që ndodh në shtetin komunist.

“Me gjithë respektin, nëse Kim Jong-un duhet të zhduket, duke pasur paraysh historinë e CIA-s, unë nuk do të flas rreth kësaj çështjeje”, tha ai për Forumin për Mbrojtjen e Democracisë.

Pompeo po i referohej historisë së agjencisë amerikane për përfshirjen në komplote për të përmbysur udhëheqës në vende si Irani, Kongo dhe Kili.

Kjo vjen muaj pasi Koreja e Veriut pretendoi se CIA kishte tentuar të vriste zotin Kim me ndihmën e agjencive të inteligjencës së Koresë së Jugut.

Ajo nuk dha ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimin e saj.

1 komente në “REAGIMI/ Shefi i CIA-s: Nëse Kim Jong-un zhduket apo vdes, mos na pyesni”

  1. kodra pas bregut says:

    CIA vrau John & Bob Kenedy + Marylyn Monroe .
    Tani ka vendos te vras Kim Jongun .
    Kete ky Trapi e ben se ka deshtuar ne politikat e brendshme dhe te jashtme te USA-s .
    Ja pra dhe Shteti me Demon-Kratik ne Boteeeeee .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje