Shpërthejnë protestat në Maltë pas vrasjes së gazetares, mijëra njerëz dalin kundër qeverisë

23 Tetor 2017, 16:42Bota TEMA

Mijëra njerëz u derdhën në rrugët e kryeqytetit maltez, Valletta, të dielën për të shprehur indinjatën e tyre për vdekjen e një gazetareje të shquar investigative, e njohur për ekspozimin e korrupsionit shtetëror.

Gazetarja u vra nga një makinë bombë javën e kaluar.

Qeveria njoftoi të shtunën një shpërblim prej 1 milion euro për informacion që mund të ndihmojë në gjurmimin e të dyshuarve për vdekjen e Daphne Caruana Galizia, gazetares më të njohur investiguese të Maltës dhe autorja e një blogu jashtëzakonisht popullor.

Ajo e ka përdorur blogun për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet e dyshimta të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin kryesor të vendit dhe, në veçanti, marrëveshjet e tyre të dyshuara në “det të hapur”(offshore), të zbuluara në skandalin e Panama Papers.

Demonstruesit që marshonin nëpër rrugë, mbanin banderola me fjalët e fundit të gazetares në blogun e saj. “Ka hajdutë kudo që shikoni tani. Situata është e dëshpëruar”.

1 komente në “Shpërthejnë protestat në Maltë pas vrasjes së gazetares, mijëra njerëz dalin kundër qeverisë”

  1. mirel says:

    There you go!!
    Kete duhet te benin shqiptaret perdite qe prej 21 Janarit. Derisa Berisha te vihej pas hekurave me gjithe te birin, Meten e gjithcka cu permban pragu ketyre kermave.
    Po nuk e beme as pas 2013…ne vend te kesaj dalim neper koncerte e mutingje.
    Popull i pazhvilluar, i pacivilizuar..i pagdhendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje