Xi Jingpin, lideri më i fuqishëm komunist që nga koha e Maos

24 Tetor 2017, 10:39Bota TEMA

Partia Komuniste e Kinës ka votuar për të përfshirë ideologjinë e Xi Jinping në kushtetutën e saj, duke e ngritur atë në të njëjtin nivel si themeluesi Mao Zedong.

Vota unanime u arrit në fund të kongresit që hartoi edhe planin pesëvjeçar që do të ndiqet nga vendi komunist, ndërsa mbyllet në këtë mënyrë edhe takimi më i rëndësishëm politik në Kinë.

Xi ka rritur në mënyrë të vazhdueshme kontrollin e tij në pushtet që nga viti 2012 kur u bë lider. Kjo lëvizje do të thotë se çdo sfidë ndaj  Xi tani do të shihet si një kërcënim për sundimin e Partisë Komuniste.

Kongresi i Partisë Komuniste të Kinës filloi javën e kaluar me një fjalim tre orësh të Xi, ku ai së pari paraqiti filozofinë e tij të quajtur “socializimi me karakteristika kineze në një epokë të re”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje