Kanabizimi i trurit

26 Tetor 2017, 17:31Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Kisha vendosur të bëja një test, të merrja lajmet nga aktualiteti, jo duke ndjekur median, por duke dëgjuar komentet e audiencave në biseda me të njohur e gjysmë të njohur nëpër kafene.

He mo ç’thone mediat.

Hic o profesor!

Po nuk eshte i keq kanabisi, se po te ishte të huajt do ta kishin ngritur zerin qysh ne fillim.

Jo oreeeee? – u habita!

E mo pse çfarë?

Pastaj shteti për të marrë ca lekë e mbush arkën e bëri, se me çfarë do të paguante rrogat?

Jo oreeeee?

Pra, i bie që shteti e la kanabisin, që t’u jepte lekë policave që me rrogat e tyre ata të mobilizoheshin për të luftuar kanabisin, që çmimi i mallit të rritej edhe më shumë, që shteti të merrte edhe më shumë lekë, që t’i paguante më mirë policat dhe kështu hajde vallja rrotullo hë!

Ehuu nuk i dimë ne këto punë!

E mo edhe në kohë të xhaxhit bëhej kontrabandë, ja aty te kalata zero! Te porti!

Jo oreeeeee!

E mo ata komunistat të këqinj ishin, por të ndershëm ama, kur bënin ata kontrabandë si mos bëjnë këta që dihet se çfarë janë…

Cfarë janë mo?

Ehuuuu, o profesor, pse bën budallain tani!

Pastaj nuk gjen të keqe nga të kanabisit o prefesor, këta kanë zakone e terbiete, ruajuni nga ata të prostitucionit, ata janë të poshtër, këta janë burra!

Vërtet???

Po ore, mos e diskuto!

Po, mirë i bika që kot…

Kot o fare, kot, duan të mbulojnë diçka tjetër dhe hajde mo hapin tema kot!

E mbolli populli o prefesor, dhe askush nuk e ndalte dot! Se nuk ka punë, bujqësia për ibret, eksport mallrash bujqësore nuk bën dot, tregu i brendshëm i mbushur me mallra të huaja, çfarë të bënte???

Jo ore???

Mos e diskuto, se edhe këta italianët, kujton ti o naiv se e kanë nga drejtësia???

Po nga mo, aman ma thuaj edhe mua se pas orën 21°° unë e fus televizorin në frigorifer dhe frigoriferin e parkoj në trotuar, se nuk ke se çfarë sheh!!! Me përjashtim të ndonjë televizioni që nuk e ndaj!

Po ja u kemi prish pazarin ne atje mo!!!

Ashtu he!

E sigurt!

Ika dhe mendova këta janë gati të votojnë në çdo çast çdo parti kanabisi!

Ku punon mo ti?

Jo unë këtu sheh dantella dhe çakmakë, ca i deklaroj ca jo, se të paguash taksat i bie të heqësh një veshkë ta shesësh për të shlyer borxhet, por gruaja mo gruaja punon te taksat. E kupton vetë ti!

Do m’a lësh ta ha këtë byrekun se më hape barkun o burrë!

2 komente në “Kanabizimi i trurit”

  1. Grigor says:

    Ky artikull (apo zhgarravine me mire) eshte tregues i qarte I nivelit te turpshem ne te cilin gjendet akademia shqipetare e shkencave. Njerez te tille, me nje intelekt prej rronxho-bonxhoje, guxojne dhe e quajne veten profesore, apo edhe akademike.
    Ashtu sikurse Koco Tashko mban edhe i vdekur pergjegjesine historike te te marrit me vete te Enver Hoxhes ne mbledhjen e grupeve komuniste per formimin e PKSH, ashtu edhe ai personi i pare qe i ka dhene ketij kllufi titullin professor, duhet denuar tani per vepren penale te ‘uljes se figures se akademikut shqipetar’. Nuk eshte turp qe ky kllufi Fuga e barazon veten me kollosin Rexhep Qosja, vetem nepermjet emrit akademik?

  2. Haka Tekizoti says:

    Bravo profesor! Paske gjetur me bo muhabet testimi pikërisht nivelin tënd, atë më të mençmin (me të zgjedhur me siguri). Urime profesor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje