Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të hidhet në qarkullim kartëmonedha shqiptare me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015.
Rishtypja e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 500 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 15, datë 26.02.2014, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i ndryshuar, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2015, ka të njëjtën përbërje, pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 500 Lekë, emetim i vitit 2007.
Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e kartëmonedhës, i cili në kartëmonedhën e re do të jetë “2015”, ndryshon firma e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe ajo e drejtorit të Departamentit të Emisionit, ndryshon trashësia e fillit të sigurisë nga 1,5 mm bëhet 2 mm, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “SHQIPËRISË” dhe “PESËQIND LEKË”.
Duke filluar nga data 10 nëntor 2017, kartëmonedha me vlerë nominale 500 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2015, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.
Ku eshte ndryshimi?!
kujsdes per cfare?
Ja kane haberin gjuhes shqipe keto gazetarucet e tu o Mero djali apo ska rendesi cfare shkruan rendesi ka titulli pasi ai te ben ta klikosh?
Po Rama i njeh keto gazetaret qe i puneson ti?
NDRYSHIMI I FOTOS TE MJESHTRIT Z . ISMAIL QEMALIT ESHTE FARE E THJESHTE
Ka mundesi ndonje qe mer vesh te na thoje si ka mu desi qe ku shoku Qemali themeloji shtetin e pare te konsoliduar dhe te njohur nga gjithe bota te jeté ne monedhen 5000 lekeshe kurse ky tjetri me kapel mbreti Gent me duket te jeté te 50000 mijshi. Dakord ky Genti ka qene I forte por mos kishte qene per Qemalin sdo kishte Shqiperi sot. OK dhe nje gje tjeter pse e kane ncire kaq shume Qemalin duket sikur eshte ndonje zezak I Kongos. Thx ?