Hetimi i krimeve, ministria e Brendshme thirrje për ekspertë

27 Tetor 2017, 13:03Kronika TEMA

Për të hetuar grupet kriminale dhe parandaluar krimet, Ministria e Brendshme u ka bërë apel qytetarëve dhe ekspertëve që të bashkëpunojnë.

Në një dokument që Report Tv ka siguruar, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve për të aplikuar si ekspertë të jashtëm në fusha të ndryshme. Kjo thirrje vjen vetëm pak ditë para se në Shqipëri të vijnë ekspertët e FBI-së. Përveç ekspertizës së huaj, Ministria e Brendshme kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

“Ministria synon të identifikojë kandidatë të përshtatshëm dhe të ngrejë Grupe Ekspertësh, të cilët do të asistojnë Ministrinë dhe institucionet në varësi në përmbushjen me eficensë, cilësisë të misionit dhe detyrave të tyre.

Kjo thirrje ka për qëllim identifikimin dhe hartimin e një liste me ekspertë të posaçëm dhe jo plotësimin e ndonjë posti apo vendi vakant”, – thotë Ministria e Brendshme.

Ekspertët që kërkohen të punësohen janë të fusha të ndryshme, duke filluar nga siguria e jetës, rendi publik, parandalimi dhe hetimi krimeve dhe deri te Pastrimi i Parave, ekstremizmi, krimi ekonomik dhe hetimi i grupeve kriminale.

Përveç informatorëve që ka sot Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, për të hetuar pasuritë e grupeve kriminale po u bëhet thirrje edhe qytetarëve.

Burime nga Ministria e Brendshme sqaruan se presin që të marrin informacione të vyera nga qytetarët për disa krime. Për tu punësuar si ekspertë të jashtëm në Ministrinë e Brendshme duhet të keni mbaruar arsimin e lartë, ndërkohë që do paguheni për kohën që do punoni. Thirrja vjen edhe në kuadër të nismës “Policimi në Komunitet”, ku qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me uniformat blu

3 komente në “Hetimi i krimeve, ministria e Brendshme thirrje për ekspertë”

  1. Niko says:

    …Sot kemi nje polici qe punon me shume neper zyra se sa ne terren ky eshte nje problem qe nuk kam arritur ta kuptoj se pse nuk zgjidhet,per te kuptuar kete shiko organikat ne Drejtorit ne qender dhe ne baze…

  2. Dorina says:

    Krimi duhet luftuar nga te gjithe. Edhe ne qytetaret duhet te japim ndihmen tone ne luftimin e tij. Nese jemi te gjithe bashke do ja dalim.
    Bravo Ministria e Brendshme per kete thirrje.

  3. Genci says:

    Te tilla gjera bota i ka pasur me kohe dhe kane rezultuar shume te sukseshme. flas nga experienca personale qe kam patur jashte shtetit dhe jane gjera qe duhen bere dhe zbatuar. me pelqen shume puna qe po ben xhafa dhe hapat qe po nderrmer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje