"Financieri" i Habilajve rrezikon lirimin

26 Tetor 2017, 20:18Kronika TEMA

Një ndër anëtarët kryesorë të organziatës kriminale të Habilajve, e goditur nga autoritetet italiane, rrezikon të lirohet në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për atë që njihet si “financieri” i grupit të Habilajve, Nazer Seiti. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Katanias, Seiti është personi që shpërndante fitimet që vinin nga aktiviteti kriminal, jo vetëm mes anëtarëve të grupit, por edhe bashkëpunëtorëve që ndihmonin në realizmin e trafikut të narkotikëve, apo armëve.

Dëshmia e tij, e cila ende nuk është marrë, mund të zbardhë shumë episode që nuk kanë mundur të zbulohen nga përgjimet e italianëve. Prej një jave që Seiti mbahet i paraburgosur në Tiranë, nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për akuzat, duke deklaruar se dëshiron të ekstradohet në Itali.

Por, për këtë njeri kaq të rëndësishëm në këtë organizatë, drejtësia shqiptare është në limitet e saj për ta mbajtur pas hekurave, kjo pasi gjykata e Krimeve të Rënda në mungesë të provave i ka lënë vetëm 20 ditë kohë Prokurorisë për të justifikuar mbajtjen pas hekurave të Seitit.

Që hetimet dhe faktet e italianëve të marrin vlerën e provës për gjykatën shqiptare, ato duhet të kalojnë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e cila që nga kjo e hënë ka filluar të përkthejë materialin voluminoz që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Katanias.

Mijëra faqe të dosjes voluminoze duhet të përkthehen të gjitha dhe jo vetëm aty ku flitet për Nazer Seitin, duke rrezikuar që dosja të mos arrijë të përkthehet brenda afatit 20-ditor, që do të thotë se nëse Prokuroria nuk dërgon prova në ditën e 21, Nazer Seiti është i lirë.

E njëjta situatë është edhe në kërkesën për ekstradimin e tij drejt Italisë. Gjykata e Tiranës i la Prokurorisë vetëm 20 ditë kohë, nga 40 që është maksimumi, që të sjellë dosjen për ekstradimin e tij në itali. Edhe kjo procedurë rrezikon seriozisht të mos kryhet brenda 20 ditëve, pasi duhet të procedohet nëpërmjet letërporosisë.

Pra, edhe pse ndaj financierit të Habilajve ka dy masa sigurie, afatet e tyre minimale ligjore rrezikojnë lirimin e një prej të dyshuarve si anëtar kryesor i organizatës kriminale të Habilajve, i cili di pikërisht gjenë më të rëndësishme të saj: si janë shpërndarë paratë.(TCH)

3 komente në ““Financieri” i Habilajve rrezikon lirimin”

  1. lini says:

    Fusni kete 20 vjet dhe do merrni vesh sa para ka bere Tahiri.

  2. Lumjani says:

    Ah Edi Rama c’na bere! Te thashe ta kishe mesuar italishten e t’i hyje vete kesaj pune. Ja, tani vertetove edhe thenien e Palokes qe ti nuk di italisht. Je tifoz edhe me Juventusin ti!! Ka lezet Saliu. Shtate gjuhe di. Shqipen e ka gjuhen e nenes, serbishten e ka gjuhen e babes, italishten po, e qan fare, facile, facile, anglishten e flet tamam si katunar indian qe sapo ka emigruar ne Britani, ta ka lezet shpirti.
    Ore, varja Saliut, po ne Tirane jane pa frike nja dy mije zyra noterike. Sikur nga dy faqe te perkthejne secila, behen 4000 faqe qe na qenka dosja Habilaj. Sekret? Kush tha qe eshte sekret? Mbas prockes qe beri Prokuroria, tani edhe fshatari me i humbur ne Shqiperi i di sekretet e dosjes Habilaj. Ja pra, qe sekrete nuk ka patur. Edhe ne qofte se ka patur, ato kane qene larg, shume larg prokurorise, atje ku nuk i arrin dot asnje prokuror shqipetar.

  3. loni says:

    TE LUMTE LINI TI JAVLEN PER KRYEPROKUROR NE OKB……O GAZETAR , SI THUHET , KUR DEL NGA BURGU ESHTE RREZIK APO GEZIM…..RAMA DJE JU DHA HAKUN , LEXONI , LEXONI SE DUHEN ZEVENDESUAR ATO NJOHURI QE NUK I MORET NGA SHKOLLA ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje