VENDIMI/ Dosja “Doshi-Frroku-Bami”, Gjykata e Lartë shpall...

26 Tetor 2017, 16:14Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për çështjen “Doshi-Frroku-Bami”.

Deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku, dhe shtetasi Durim Bami akuzohen për “kallëzim të rremë në bashkëpunim”.

 

Kjo është dosja e tretë që kalon për gjykim tek Krimet e Rënda.

Pas ndryshimeve ligjore (Kodi i Procedurës Penale), kjo çështje nuk mund të gjykohet më nga Gjykata e Lartë dhe për këtë arsye ka kaluar në kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Doshi përballet me masën “detyrim paraqitje”, Durim Bami mbahet në arrest shtëpie, ndërsa ish-deputeti Mark Frroku në “arrest me burg”, për shkak të një dosjeje tjetër hetimore të hapur në ngarkim të tij në Belgjikë.

Prokuroria mban qëndrimin se vepra e “kallëzimit në bashkëpunim” qëndron në faktin se të tre të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme, sikurse është videoja Doshi-Bami, në të cilën flitej për një skenar ekzekutimi në dëm të deputetit Doshi me porosi të Ilir Metës, në atë kohë kreu i Kuvendit.

Për çështjen hetimore, e cila pas qëndrimit të Doshit se Durim Bami ishte ndërmjetësuar për të kryer vrasjen e tij, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u thirrën personalitete të jetës politike në vend, që nga kryeministri Rama, ish-kryeminisri Berisha, Presidenti Meta, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e një sërë deputetësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje